LAJMI I FUNDIT:

Edhe Prokuroritë do të vazhdojnë punën me kapacitete të plota

Edhe Prokuroritë do të vazhdojnë punën me kapacitete të plota

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka marrë vendim që nga dita e hënë e 5 dhjetorit të gjitha prokuroritë të vazhdojnë punën me kapacitete të plota.

Sipas njoftimit, pezullimi i bashkëpunimit për iniciativat e përbashkëta në mes të KPK-së dhe Qeverisë do të vazhdojë deri në një vendim tjetër, ndërsa KPK-ja dhe prokuroritë do të marrin pjesë në komisionet dhe grupet tjera ku pjesëmarrja përcaktohet me legjislacionin në fuqi.

Ky vendim i vjen pas Aktvendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila ka aprovuar propozimin për caktimin e masës së sigurisë lidhur me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për uljen e pagave të prokurorëve.


“Edhe me këtë rast, Këshilli Prokurorial i Kosovës i bënë thirrje Qeverisë të Republikës së Kosovës që të bëjë shfuqizimin e vendimit të saj Nr.03/109, të datës 23 nëntor 2022, për zvogëlimin e pagave të prokurorëve”, thuhet në komunikatën për media.

Ndryshe, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka njoftuar se nga nesër edhe gjykatat të vazhdojnë punën me kapacitete të plota. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori