Edhe pilotët denoncojnë zjarre, Angellov: Një pjesë e të punësuarve nuk janë profesionalist

Muajin e kaluar në Maqedoni janë regjistruar 210 zjarre, ndërsa numri në gusht për 15 ditët e para është 223.
“Edhe pilotët denoncojnë zjarre në kontrollin e fluturimeve kështu që ndonjëherë edhe nga kontrolli i fluturimeve mund të marrim të dhëna për zjarr i cili është relativisht i padukshëm nga mjediset urbane apo fshatrat”, tha Stojançe Angellov, drejtor i QMK.
Po flisni për pilotë të fluturimeve komerciale?
Po. Të fluturimeve komerciale, por edhe çfarëdolloj avionësh.
Shkaktar më i shpeshtë i zjarreve është njeriu.
“Mendoj se këtë vit ende nuk është zbuluar ndonjë person që ka shkaktuar zjarr edhe pse një nga motivet e fundit që deri më tani nuk e përmenda, është motivi patologjik, për fat të keq kemi njerëz që për shkaqe patologjike, përkatësisht piromanë të cilët ndjehen bukur kur shohin zjarr, andaj ndezin zjarre dhe kategoria tjetër, kriminele, kur qëllimisht ndizen pyje të bukura që më pas drurët të blihen lirë”, pohoi Stojançe Angellov, drejtor i QMK.
Qendra për menaxhimin e krizave po punon edhe për idenë e përmirësimit të sistemit “112” në mënyrë që qytetarët, në rast rreziku, të marrin paralajmërime të hershme me SMS.
“Kemi aplikuar për një projekt IPA për fazën e dytë i cili e siguron pikërisht këtë. Paralajmërim i hershëm, njoftim i qytetarëve, sepse sot ndryshe nga dikur, sirenat fatkeqësisht janë jofunksionale dhe i gjithë sistemi është i prishur. Preferoj njoftimet në celular. Ju merrni një mesazh se ka zjarr afër jush, largohuni menjëherë, në mesazh mund të jepni edhe udhëzime se si duhet të veprojë personi”, tha Stojançe Angellov, drejtor i QMM.
Për punën e QMK-së duhen edhe profesionistë të vërtetë, andaj pyetëm nëse pikërisht ky lloj i kuadrit menaxhon me krizat. Drejtori thotë se nga 300 punonjës, disa prej punonjësve më shumë bëjnë dëm sesa mirë, sepse nuk janë profesionistë apo kanë biznese të tjera të tyre.
“Çdo qendër rajonale për menaxhimin e krizave ka njerëz cilësor, por fakt është se një pjesë e njerëzve janë të humbur, pra kërkonin punësim, fatkeqësisht partizimi në vend është reflektuar në të gjitha sferat. Shumë pak zyrtarë flasin për këtë temë, por në QMK do të thosha që më shumë se gjysma e njerëzve janë jofunksionalë. Madje kemi shembuj kur kemi dërguar në punë punonjës të caktuar dhe dëmi nga puna e tyre është më i madh se përfitimi nëse nuk do ta bënin sepse nuk dinë, nuk munden, nuk janë të motivuar, disa kanë ardhur vetëm për të marrë rrogë”, u shpreh Stojançe Angellov, drejtor i QMK.
Për batutat në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Angellov thotë se nuk është i inatosur dhe se ato janë pozitive./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon më 7 mars

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

LSM kërkon rritjen e pagës minimale, Mickoski: Paratë për kontribute shtesë që do t’i paguante Qeveria nuk janë paraparë në buxhet

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi