Kur kanë mbetur edhe pesë ditë kohë për konvertimin e targave, nga ato ilegale në RKS, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nisur një fushatë të komunikimit elektronik (sms) me qytetarët e komunitetit serbë të Kosovës lidhur me konvertimin e targave ilegale në ato RKS.
Këtë e bën të ditur për Telegrafin nga zyra për informim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku sipas tyre në kuadër të fushatës informuese do të ndahen edhe fletushka.
“Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të fushatës informuese mbi procesin e regjistrimit të mjeteve motorike me tabela legale RKS dhe largimit të tabelave ilegale, sot ka nisur fushatën e komunikimit elektronik, duke i’u nisur secilit abonent nga një SMS dhe ka vazhduar me shpërndarjen e fletushkave. Përmes kësaj ne po vazhdojmë fushatën tonë me qëllim të informimit të secilit qytetarë për procedurat dhe lehtësimet të cilat dalin nga ky proces duke lehtësuar kështu qasjen e tyre në informacion përmes komunikimit me SMS në gjuhën serbe. Gjithashtu, për të gjithë të interesuarit ne kemi ofruar edhe numrin telefonik pa pagesë 0800 GO-RKS (0800 46 757)”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.
Sipas tyre, deri më sot nga targat ilegale në ato RKS janë konvertuar 18 vetura.
“Gjersa fushata për informim po vazhdon, ditëve të fundit është rritur interesimi i qytetarëve për regjistrim të veturave dhe kthimit të targave në RKS dhe numri i regjistrimeve të mjeteve motorike ka arritur në 18 sosh. Nga Regjioni 06 – kemi 6 automjete, nga Regjioni 02- kemi 7 automjete, nga Regjioni 04 – kemi 3 automjete dhe nga Regjioni 01 – kemi 2 automjete. Liria e lëvizjes, barazia por edhe sundimi i ligjit mbeten prioritete tona. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë fushatën intensive anembanë Kosovës që deri më 31 tetor ky proces të përmbyllet”.
Ndërkaq, një qytetar në adresë të Telegrafit ka treguar se ka pranuar një sms nga MPB-ja.
“Regjistrojeni veturën tuaj në RKS, me privilegje procedurale dhe financiare. Regjistrimin mund ta bëni kudo qoftë nga vendbanimi juaj”, shkruhet në sms, dërguar nga MPB-ja.
Ndryshe, kryeministri i vendit Albin Kurti në një prononcim për media pasi mori pjesë të martën në Samitin rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Prishtinë, konfirmoi se nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat.
“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj, dhe në vend se të jetë data 1 tetor është data 1 nëntor. Të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjetet me targa të kohës së Millosheviqit, do të mund t’i konvertojnë ato në targa legale e legjitime RKS”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës