LAJMI I FUNDIT:

Edhe përkundër eliminimeve në Baku, Nora dhe Akil Gjakova marrin plot 840 pikë Olimpike për ‘Tokio 2020’  

Edhe përkundër eliminimeve në Baku, Nora dhe Akil Gjakova marrin plot 840 pikë Olimpike për ‘Tokio 2020’  

Nora dhe Akil Gjakova nuk arritën të vazhdojnë formën e mirë këtë vit, për t’u ngjitur në podium edhe në Kampionatin Botëror të xhudos “Baku2018”, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja Nora përfundoi në vendin e shtatë, duke fituar plot 520 pikë të reja Olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020 [LOT 2020].

Kampionia e Evropës për kategorinë deri në 57 kilogramë, u mund në çerekfinale nga kanadezja, Chistra Deguchi,ndërsa në repesazh u mposht nga koreania, Yeujeong Kwong.


Nora pëson në çerekfinale nga kanadezja Deguchi
Lexo po ashtu Nora pëson në çerekfinale nga kanadezja Deguchi

Në përgjithësi, Nora shënoi dy fitore ndaj: Iraoui (Maroko) dhe Gnetto (Francë).

Vëllai i Norës, Akili, në një konkurrencë tejet të fortë prej 82 garuesve, hyri në 16 më të mirët në kategorinë deri në 73 kilogramë, gjë që vlerësohet sukses.

Akil Gjakova mposhti Mendes dhe Ungvarin në raundet e para, për t’u ndalur në 1/8-tën e finales nga Smagulov i Kazakistanit.

Akil Gjakova mposhtet në çerekfinale nga Smagulov
Lexo po ashtu Akil Gjakova mposhtet në çerekfinale nga Smagulov

Xhudisti jonë fitoi 320 pikë Olimpike para ‘LOT 2020’.

Të enjten Distria Krasniqi u ndal në luftën e dytë nga Daria Bilodid e Ukrainës, e cila fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Të martën garon xhudistja tjetër, Loriana Kuka, në kategorinë deri në 78 kilogramë dhe mund të kemi ende pikë olimpike. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Kalo në kategori