LAJMI I FUNDIT:

Edhe një uragan i fuqishëm pritet të zbarkojë në bregdetin e SHBA-së

Edhe një uragan i fuqishëm pritet të zbarkojë në bregdetin e SHBA-së

Një uragan i fuqishëm është nisur drejt Bregut të Gjirit të SHBA-së, i cili ende nuk është rimëkëmbur nga stuhia e fundit e madhe.

Uragani Delta pritet të zbarkojë mbrëmjen e së premtes, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve.

Sipas saj, uragani u forcua në stuhi të kategorisë 3, me erëra deri në 195 kilometra në orë.


Zona që u vendos nën paralajmërim për shkak të uraganit, shtrihet në më shumë se 450 kilometra, përgjatë brigjeve të Teksasit dhe Luizianës.

Më pak se dy muaj më parë, uragani i kategorisë 4 Laura shkatërroi shtëpi në Luizianë dhe u fajësua për vdekjen e së paku 30 njerëzve.

Mijëra njerëzve në Llejk Çarlls të Luizianës iu kërkua që ta marrin situatën seriozisht.

“Kjo nuk është një ëndërr e keqe. Nuk është një provë”, tha kryetari i qytetit, Nic Hunter, në një video në Facebook.

“E di që kemi kaluar shumë dhe e di që jemi lodhur. Por, ne kemi një punë për të bërë tani dhe ajo punë është ta mbajmë veten të sigurt”, tha ai.

Sezoni i uraganëve në Atlantik ka sjellë 25 stuhi këtë vit.

Parashikuesit e motit thonë se numri dhe intensiteti i stuhive janë rritur në vitet e fundit si rezultat i ngrohjes globale. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Kalo në kategori