LAJMI I FUNDIT:

Edhe një rast lëndimi në Draexlmaier

Edhe një rast lëndimi në Draexlmaier

Edhe një punëtore është lënduar gjatë punës në fabrikën gjermane “Draexlmaier ” në Kavadar, kanë vërtetuar nga Inspektorati shtetëror i punës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Inspektori jonë ka dalë në vend të ngjarjes. Sipas informatave tona, deklarata gojore e punëtores është se lëndimi ka ardhur si pasojë e moskujdesit të saj. Inspektorët për siguri dhe shëndet gjatë punës nga Kavadari ka konstatuar se makina në të  cilën ka punuar e punësuara ka qenë  e shënuar me shenja për rrezik, të cilët duhet të respektohen”, kanë thënë nga inspektorati.

Këtë informatë sot pasdite e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i SPB Velesit, Anita Stojkovksa./Telegrafi./