LAJMI I FUNDIT:

Edhe një oligark tjetër rus humb jetën në rrethana misterioze, raportohet se e “shtypi Lada Niva” derisa po kalonte rrugën

Edhe një oligark tjetër rus humb jetën në rrethana misterioze, raportohet se e “shtypi Lada Niva” derisa po kalonte rrugën

Mediat ruse raportojnë se ish-kryeministri i Dagestanit, Magomed Abdulayev, ka vdekur në një aksident në Makhachkala.

Sipas raportimeve të mediave, Abdulayev ishte duke kaluar rrugën jashtë vendkalimit të shënuar të këmbësorëve, kur një 55-vjeçar u përplas me të në Lada Niva, transmeton Telegrafi.

Vdekja e tij pason një sërë vdekjesh të pasanikëve dhe zyrtarëve të shquar rusë, të cilët kanë vdekur në rrethana misterioze që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.


Abdulayev ishte ndryshe i afërt me ish-presidentin dhe kryeministrin rus, Dimitri Medvedev, dhe gjithashtu kundërshtues i ashpër i luftës në Ukrainë.

Ndonëse është transportuar menjëherë në spital, mediat ruse raportojnë se ka ndërruar jetë nga plagët e rënda.

Ai ishte duke kaluar rrugën jashtë vendkalimit të këmbësorëve, kur vetura Lada Niva u përplas në të. Nuk përmendet nëse shoferi është arrestuar.

Magomed Abdulayev ishte në krye të qeverisë së Dagestanit nga viti 2010 deri në vitin 2013. Ai u emërua në këtë post ndërsa Dmitry Medvedev ishte president.

Abdulaev dhe Medvedev studiuan së bashku. Në vitin 2015 ndaj tij ka nisur procedimi penal për shpërdorim detyre.

Sipas hetuesve, ai dëmtoi universitetin me më shumë se 20 milion rubla, të destinuara për pagesa të shumës së shpejtë për studentët. Hetimi ka përfunduar në vitin 2017, por nuk ka pasur gjykim.

Që kur Putin filloi pushtimin e tij në Ukrainë, 10 oligarkë rusë dhe njerëz të lidhur me regjimin e Putinit kanë vdekur në rrethana të pashpjegueshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori