Edhe një mafioz i famshëm largohet nga Turqia - a do të publikojë video kundër Erdoganit?

Alaati Çakici, një tjetër mafioz turk tashmë është larguar nga shteti turk.
Çakici raportohet se është larguar pas akuzave të krye mafiozit, Sedat Peker, i cili tashmë ka publikuar nëntë video teksa pretendon se pushteti aktual është i zhytur në krim dhe korrupsion.
Ai thuhet se shkoi jashtë vendit derisa të normalizohet situata, transmeton Telegrafi.
Turku 68-vjeçasr më parë kishte qëndruar prapa grilave të burgut për njëzet vjet, ku ishte akuzuar edhe për vrasje, raporton gazeta Cumhuriyet.
Me njërin prej liderëve të opozitës, por që e ka ndihmuar të zgjidhet president Erdoganin, Devlet Bahçeli në disa raste kishte deklaruar se kishte mik të mirë.
Ndryshe, Çakici nuk dihet se ku ka shkruar dhe nëse do të publikojë video sikurse Peker, i cili tashmë është po ndiqet nga shteti turk. /Telegrafi/



















































