LAJMI I FUNDIT:

Edhe një dëshmitar në rastin e Salih Mustafës – Zyra e Prokurorit do të dorëzojë dosjen më së largu deri më 15 shkurt

Edhe një dëshmitar në rastin e Salih Mustafës – Zyra e Prokurorit do të dorëzojë dosjen më së largu deri më 15 shkurt

Zyra e Prokurorit të Specializuar do të dorëzojë dosjen paraprake për çështjen e Sali Mustafës deri më 15 shkurt.

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se Gjykatësi i Procedurës Paraprake Nikola Giju, urdhëroi Zyrën e Prokurorit të Specializuar që deri më 15 shkurt 2021, të dorëzojë dosjen paraprake si edhe listën e dëshmitarëve dhe provave materiale të propozuara.

Sipas Dhomave të Specializuara, ZPS-ja ka treguar se mund të shtojë një dëshmitar shtesë në listën e tyre të dëshmitarëve për çështjen e eprorit të UÇK-së, Sali Mustafa, por nuk e specifikoi nën cilën kategori do të ndodhte kjo zbulim.


“Gjykatësi i Procedurës paraprake:

-URDHËRON SPO të paraqesë parashtrime të tjera, deri të hënën, 8 shkurt 2021, për çështjet e paraqitura në paragrafin 11;

-FTON Mbrojtjen për t’iu përgjigjur parashtrimeve të SPO, nëse është kështu dëshiron, deri të Mërkurën, 10 Shkurt 2021; dhe

– URDHËRON SPO të paraqesë një përmbledhje të tij të Procedurës Paraprake, listën e dëshmitarëve dhe listën e ekspozitat e propozuara në përputhje me rregullin 95 (4) të rregullave deri të hënën,

15 shkurt 2021”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Mustafa ka qenë pjesë e organizimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, që nga viti 1988, nën udhëheqjen e Afrim Zhitisë, Fahri Fazlisë e Fadil Vatës.

Gjatë veprimtarisë ilegale, ishte arrestuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, në vitin 1993 dhe është dënuar me 5 vite burgim për organizim të kryengritjes së armatosur.

Në gusht të vitit 1997, pasi përfundon dënimin me burgim, Mustafa ishte angazhuar për organizimin dhe shtrirjen e UÇK-së në rajonin e Prishtinës, Obiliqit, Gjilanit, Vitisë e Kamenicës.

Ka udhëhequr njësitet guerile të UÇK-së nën emrin guerilja BIA deri me themelimin e zonave operative të Llapit dhe Karadakut.

Mustafa ka qenë bashkëveprimtar i Bahri Fazlisë, Agron Rrahmanit, Ilir Konushevcit, Raif Qelës, Fatmir Humollit, Isa Kastratit e shumë figurave tjera të UÇK’së.

Salih Mustafa ka qenë njëri nga themeluesit e LKQK-së.

Ai shërbeu si shef i departamentit informativ të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, pastaj edhe si këshilltar për inteligjencë i kryeministrit Agim Çeku.

Dosjen e plotë mund ta gjeni KËTU.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori