Driton Gashi, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, është ulur përsëri në bankën e të akuzuarit në Gjykatën e Prishtinës.
Në seancën e së mërkures, më 12.02.2025, në rigjykim i akuzuari Driton Gashi ka deklaruar se e konsideron veten të pafajshëm për akuzat e Prokurorisë Speciale që rëndojnë ndaj tij.
“A e keni të qartë aktakuzën?” – e pyeti gjyqtarja Violeta Namani Hajra.
“Po. Siç jam deklaruar edhe më parë”- u përgjigj i akuzuari Driton Gashi.
Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim këtë rast vetëm sa i përket pikës I të dispozitivit ndaj të akuzuarit Driton Gashi për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, i cili ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Prishtinës. Ndërsa ka vërtetuar lirimin nga akuza për dy të akuzuarit tjerë, Valon Krasniqi dhe Rrahman Sylejmani.
Driton Gashi më 19.07.2023 ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj dënim me burgim si dhe me dënim plotësues ndalimin e ushtrimit të funksionit në administratën publike në kohëzgjatje prej 4 vitesh pas mbajtjes së dënimit.
Më pëlqimin e palëve në procedurë, aktakuza u konsiderua e lexuar, ndërsa seanca vazhdoi me fjalën hyrëse të palëve.
Prokurorja Habibe Salihu në fjalën e saj hyrëse tha se qëndron pranë fjalëve hyrëse të cilat i kishte dhënë edhe në shqyrtimin fillestar.
“Sot jemi njoftuar se prezentë do të jenë edhe vetë palët e dëmtuara nga të cilët po ashtu u njoftuam se e kanë përfunduar dënimin që është shqyrtuar nga autoritetet e Turqisë dhe tani janë të lirë, kanë hyrë në Republikën e Kosovës në mënyrë të ligjshme, kanë leje qëndrim të ligjshëm. Propozoj që në cilësinë dëshmitarëve dhe palëve të dëmtuara gjatë këtij procesi të dëgjohen 4 nga këta të dëmtuar që sot janë prezentë këtu. Ndoshta deri në fund të këtij shqyrtimi ndoshta do ta kenë mundësinë të bashkëngjiten edhe të tjerët” – tha Habibe Salihu.
Po ashtu, edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar tha se qëndron pranë fjalëve hyrëse të dhëna më herët.
“Qëndrojmë pranë fjalëve hyrëse të dhëna në shqyrtim paraparak, shtojmë faktin se nga vetë prezenca e palëve të dëmtuara sot këtu dhe se të njëjtit kanë hyrë në Republikën e Kosovës dhe jetojnë lirshëm dëshmon qartë se nuk kemi të bëjmë me cenim të sigurisë kombëtare nga të njëjtit” – tha përfaqësuesi i palës së dëmtuar, Urim Vokshi.
Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Driton Gashi, avokati Florent Latifaj, tha se kur ka filluar ky shqyrtim gjyqësor herën e parë kam thënë në fjalën hyrëse që kemi me u mbajtë mend si vend, si shtet, si prokurori, si avokatë, për turpin që kemi bërë për këtë çështje.
“Në atë nivel ka arritur domethënë turpi në këtë çështje kallëzon vetë fakti që po propozohen me u dëgju si dëshmitarë personat e dëbuar me na tregu për faktin – procedurën e dëbimit kur personat janë liruar nga akuza. Personat që kanë qenë përgjegjës për dëbimin e tyre janë liruar nga aktakuza me aktgjykim të formës së prerë e tash po i thirrin këta me na kallëzu” – tha avokati Florent Latifaj.
Në këtë seancë, prokurorja Salihu ka propozuar që të konstatohen të lexuara dëshmitë e dëshmitarëve në seancat e kaluara, ndërsa sa i përket dëshmitarit Shkelzen Sopjani propozoi që të ftohet sërish dhe të dëgjohet në cilësinë e dëshmitarit.
Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra, bëri të ditur se lidhur me këto propozime do të vendosin jashtë seance.
Trupi gjykues në këtë çështje penale është i përbërë nga Violeta Namani Hajra (kryetare e trupit gjykues), Ngadhnjim Arrni dhe Arben Hoti – anëtarë.
DOSJA E PROKURORISË
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të tre zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) akuzohen se keqpërdorën pozitën apo autoritetin zyrtar dhe privuan kundërligjshëm nga liria gjashtë shtetasit turq në vitin 2018.
Sipas aktakuzës, mëngjesin e 29 marsit të 2018, në rrethana krejtësisht misterioze Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Husein Gunakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Jusuf Karabina u arrestuan e më pas u deportuan për në Turqi.
Arrestimi i gjashtë shtetasve turq u bë nga institucionet e Kosovës, ndërsa operacioni për deportimin e tyre, nga ekspertët e fushës u vlerësua se u përcoll me një “mal shkeljesh ligjore”.
Ndonëse i deportuar gabimisht, më 28 janar të vitit 2020, sipas raportimeve të mediave turke, Gunakan u dënua me mbi 8 vite burgim nga Gjykata në Stamboll.
Gashtë shtetasit turq janë të akuzuar për lidhjen e tyre me Fetullah Gulen, njeriun për të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan thotë se qëndron pas grusht shtetit të dështuar të vitit 2016. Ndërkohë, Fetullah Gulen ka vdekur më 20 tetor 2024.
Arsyetimi i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë për operacionin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq ishte se ata paraqesin ‘rrezik për sigurinë kombëtare’.
Madje për këtë rast ishte raportuar edhe nga një grup punues i OKB-së, i cili deportimin e shtetasve turq e kishte konsideruar shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, raporton Kallxo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës