Edhe Mustafa uron Grenellin: Jam i bindur se do të vazhdoni të udhëhiqni procese të rëndësishme për Kosovën

Pas emërimit të ambasadorit Richard Grenell si ushtrues detyre i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, kanë ardhur edhe reagimet e para nga udhëheqësit politik në Kosovë.
Pas presidentit Thaçi dhe zëvendëskryeministrit Hoti, Grenellin e ka uruar edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Mustafa përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se është i bindur që ambasadori Grenell do të vazhdojë të udhëheq proceset e rëndësishme për Kosovën.
“Urime ambasador Richard Grenell për emërimin tuaj nga presidenti Donald Trump për të udhëhequr Inteligjencën Kombëtare. Jam i bindur se ju do të vazhdoni të udhëhiqni procese të rëndësishme edhe për Kosovën , përfshirë planin tuaj për zhvillimin ekonomik dhe dialogun”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/02/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































