Edhe Messi mund të turpërohet nga kundërshtarët – momenti kur Maripan la të shtangur argjentinasin
Lionel Messi filloi me gol në Kupën e Amerikës, por ai mbeti i shtangur nga një lëvizje e Guillermo Maripan kur ishin përballë njëri-tjetrit.
Argjentinasi nuk ka fituar deri më tani një trofe me Argjentinën - përveç medaljes së artë olimpike në vitin 2008.
Të hënën në mbrëmje, Argjentina nisi përpjekjen e tyre të fundit për të fituar Kupën e Amerikës, me një përballje kundër Kilit.
Messi shënoi në pjesën e parë, nga një goditje e lirë, por në pjesën e dytë gjërat nuk shkuan sipas planit për të, ose ekipin.
Maripan bllokoi përpjekjen e yllit të Barcelonës për t’u futur në zonë, për ta kaluar më pas 33-vjeçarin nga krahu i majtë. /Telegrafi/
https://twitter.com/starboyorlando/status/1404576819764936705?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1404576819764936705%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fskills-funny-news-lionel-messi-got-done-by-his-own-skill-in-copa-america-game-20210615






























