LAJMI I FUNDIT:

Edhe Llapi e Liria në deti

Edhe Llapi e Liria në deti

Krahas Hajvalisë, edhe Llapi dhe Liria së fundmi kanë konfirmuar se do të përgatiten për disa ditë në Shqipëri, para rinisjes së kampionatit.

Llapi do të udhëtojë më 5 shkurt drejt Durrësit sikurse Liria.

Sekretari i këtij klubi, Muhamet Rexhepi, konfirmon për Gazetaolle.com se ekipi i trajnerit Tahir Batatina, do të qëndrojë për 12 ditë në qytetin bregdetar, ku pritet t’i zhvillojnë edhe disa ndeshje miqësore. Llapin e Lirinë nuk po i ndal as bora pasi që tash e disa ditë kanë nisur përgatitjet.

Llapi është një nga kandidatët për ta fituar titullin e kampionit në këtë edicion teksa Liria do të ‘luftojë’ për mbijetesë.