Qeveria e Kosovës në fillim të kësaj jave vendosi që me buxhetin e vitit 2019, të rrisë pensionet për disa kategori. Pensionet bazike, pensionet kontributdhënëse dhe ato të parakohshme të punëtorëve të Trepçës, janë ato që janë rritur me vendimin e fundit të ekzekutivit. E në këtë rritje nuk u përfshinë kategoritë e dala nga lufta, ku përfaqësuesit e tyre po kërkojnë nga kryeministri që të ketë rritje të pensioneve edhe për ta.
Numri i përgjithshëm i pensionistëve në Kosovë sillet rreth 170 mijë. 25 mijë janë shfrytëzues të pensionit të pleqërisë, ndërsa 45 mijë janë kontribut pagues.
Të premtën janë procesuar pensionet me rritje, 20% për pensionet bazike, familjare, dhe invalidore të punës, 20% për pensionin e parakohshëm të Trepçës dhe 15% për pensionet kontributdhënëse.
Por rritje të pensionit po kërkojnë edhe kategoritë e tjera përfituese të skemave sociale dhe pensionale në Kosovë.
Xhevdeti Qeriqi, kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve, është shprehur i zhgënjyer nga shefi i ekzekutivit Ramush Haradinaj.
“Kryeministër ne si luftarë a nuk e merituam të paktën një euro ngritje të pensioneve a? Kemi besuar dhe shpresuar shumë tek ju, mirëpo kësaj here na ke zhgënjyer”, ka shkruar Qeriqi.
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari ka sqaruar se kategoritë e dala nga lufta janë kategori e veçante dhe si e tillë nuk janë përfshirë në rritjet e fundit të pensioneve bazike dhe kontribut dhënëse.
“Nuk jemi përfshire në rritje, jemi kategori e veçante, por presim nga Qeveria e Kosovës. Ne i kemi dërguar kërkesat tona të kryeministri i vendit, dhe po presim, shpresojmë të marrim përgjigje pozitive”, ka thënë Jashari për Kosovapress.
Ndërsa, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka deklaruar se brenda mundësive buxhetore do të vazhdojnë me rritjen e pensioneve edhe për kategoritë e tjera përfituese të skemave sociale dhe pensionale në Kosovë.
“Sot i procesuam për pagesë pensionet me rritje prej 20%, për kategoritë e pensionit bazë, pensionit familjar, pensionit invalidor të punës dhe pensionet e parakohshme të Trepçës, si dhe pensionet kontributive me rritje prej 15%, duke përfshirë edhe pagesën retroaktive të muajit janar. Si ministër i MPMS, mbetem i përkushtuar që edhe në vijim, brenda mundësive buxhetore të vazhdojmë me rritjen e pensioneve edhe për kategoritë tjera të përfituesve të skemave sociale dhe pensionale”, ka shkruar ai në facebook.
Përndryshe, në ligjin për buxhetin e këtij viti, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së janë të vendosur të subvencionet dhe transferet.
Në këtë pikë të ligjit thuhet se shpenzimet për subvencionet dhe transferet do të vazhdojnë ecurinë rritëse edhe gjatë vitit 2019.
Rritja e shpenzimeve për këtë kategori vjen si rezultat i financimit për Ligjin mbi Veteranët e Luftës, mbulimit të kostos së ndryshimit në ligjin e pensioneve, dhe rritjes së përfituesve në skemat tjera.
Kategoria e shpenzimeve ‘subvencione dhe transfere’ gjatë vitit 2019 pritet të arrijë vlerën prej 609 milionë euro.
Në raport me vlerën e buxhetuar për vitin 2018, shpenzimet e planifikuara për këtë kategori pritet të jenë më të larta për 15.9%, ndërsa në vitet vijuese 2020 dhe 2021 nuk presim një rritje të ndjeshme por vetëm rregullime brenda kësaj kategorie.
Kujtojmë se buxheti për vitin 2019 është miratuar në shumën prej mbi 2.3 miliardë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës