Ajo është shfaqur rrallëherë në publik, mirëpo emri i saj është lakuar shpesh në media.
Së fundmi, bashkëshortja e udhëheqësit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci është në qendër të bisedave të përgjuara të cilat zhvillohen midis bashkëshortit të saj dhe ish sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ilhami Gashit.
Ilhami Gashi e kishte në tavolinë kontratën e bashkëshortes së Adem Grabovcit të cilën do ta nënshkruante.
Me këtë akt formal, Adem Grabovci do të merrte “nota pozitive” tek gruaja, e cila do të zinte një pozitë të lartë në kompaninë publike “Ibër-Lepenci”, që drejtohej nga Hajdar Beqa, një mik i ngushtë dhe bashkëpartiak i Grabovcit.
“Unë po mundohna me qenë shumë racional. Edhe të hënën bashkëshortes tonde ka me ia kry amanetin. E kom në tavolinë kontratën, veç u mbetë me nënshkru të hanën. Kështu që një lajm i mirë, se edhe ti ma merr mendja, merr nota pozitive te ajo”, e gëzon Adem Grabovcin ish-sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, bashkëpartiaku, Ilhami Gashi.
Pas kryerjes së këtij amaneti, Ilhami Gashin, anëtar i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e prisnin detyra të reja.
Por, Kumrije Grabovci, bashkëshortja e Adem Grabovcit nuk ishte emër i panjohur për publikun.
Kumrije Grabovci (1960) është vetëplagosur në vitin 2012. Katër njësite policore kishin mbërritur në vendin e ngjarjes rreth orës 2:15 të natës për ekzaminim, në një banesë në katin e pestë në rrugën “Rrustem Statovci”, Prishtinë.
Në atë lokacion është konfiskuar arma e kalibrit 7.62, një predhë, një gëzhojë, një karikator dhe pesë copë plumba të armës. Ato janë konfiskuar nga Njësiti i Krimteknikës Regjionale.
Adem Grabovci lidhur me këtë rast pati deklaruar se ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht. /Sakte.net/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite