Çmimi i mallrave dhe shërbimeve në bujqësi është rritur dukshëm në vendin tonë. Nga Federata Sindikale e Bujqësisë thonë se këtë vit është rrezik që tokat të mbeten pa u punuar dhe se mbi 50 për qind kanë mbetur djerrinë, shkak që ka rritje dyfish të çmimeve. Shqetësim kanë edhe fermerët të cilët thonë se është e vështirë për ta punimi i tokës me ketë rritje dhe se kërkojnë nga shteti subvencionime për të mbijetuar.
Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri tregon se rritjen e çmimeve të produkteve më se vështiri po e përballojnë blegtorët dhe të njëjtit po detyrohen që t’i shesin edhe bagëtitë.
“Këtë vit po përballen fermerët me ngritje enorme të çmimeve të materialit që shfrytëzohet për veprimtarinë bujqësore ka edhe shumë probleme tjera me të cilat vazhdimisht që gati qysh prej pasluftës mirëpo kjo e ka renduar së tepërmi e ka qit bujkun e Kosovës në një pozitë bukur të rendë…
Më së rëndi po e përjetojnë prodhuesit e grurit, drithërave, blegtorët, ata prodhuesit e qumështit, por edhe sektorët tjerë.. Blegtorët të cilët kanë filluar me i shit bagëtitë e veta, konkretisht fermat, të cilat unë kam informacione i kam vizituar i kanë shit lopët e tyre dhe ajo që e tmerrshme për mua lopët i kanë shit në thertore”, thotë Tahiri.
Ai tregoi se ka rritje dyfish të çmimit të produkteve bujqësore madje edhe rritja e naftës po i bënë fermerët që të kenë ngecje në punimin e tokave.
“Një thes (pleh) ka qenë 9 euro sivjet është bërë 25 euro, diku edhe 26 euro gati trefish më shtrenjtë se sa vitin e kaluar. Kurse një thes pleh fosforik ka qenë vitin e kaluar ka qenë 8 euro sivjet është 16 euro qind për qind është shtrenjtuar.
Produktet tjera janë më pak të shtrenjtuara naftën po e dini edhe vet, jeni dëshmitar që deri tash veç ka shkuar 1 euro e 35 cent dhe pritet sipas deklaratave të shoqatës të naftëtarëve që të shkojë 1 euro e 50 edhe ajo zakonisht ndodh në kur është fushata e mbjelljeve vjeshtore apo pranverore pikërisht e din shitësit e naftës që në atë kohë shitet më së shumti nafta…
Tokat bujqësore po mesin djerrin kemi diku për mbi 50 për qind të sipërfaqeve të tokave bujqësore që ka vite që nuk punohen”, thotë ai.
Me tej, bëri të ditur se kanë pasur edhe një takim me ministrin e bujqësisë Faton Peci dhe se këta të fundit kanë kërkuar një javë afat që t’i shqyrtojnë kërkesat e FSB-së.
“Ne si Federatë Sindikale e Bujqve të Kosovës të hënën e kaluar me 14 shkurt kemi qenë të Ministri Faton Peci i cili na ka pranuar edhe kemi biseduar gjerë e gjatë për këto probleme. Ne kemi qenë të përgatitur dhe ua kemi lenë edhe me shkrim janë disa kërkesa emergjente të domosdoshme për momentin me intervenua, regresu ose me subvencionua plehrat azotike, fosforike deri diku farërat, pesticidet edhe nafta…Ministria e Bujqësisë kanë kërkuar një afat prej një jave dite për me i analizua ato kërkesa tona”, u shpreh Tahiri.
Fermerët thonë se rritja është e papërballueshme. Gazmend Selmani, fermer nga fshati Druar i komunës së Vushtrrisë kërkon nga shteti që të bëjnë më shumë dhe se e vetmja mënyrë që ata të mbijetojnë është subvencionimi.
“Shumë po është e vështirë e papërballueshme për fermerin në Kosovë. Para një viti një thes pleh ka kushtuar 8 euro i njëjti sot kushton 25 euro…. Nxisin që mos me u punu tokën me këto çmime është problem…Në këtë vit është problem me mendu për fitimin veç me mund me mbijetua është kogja sukses..
Tash, sivjet çmimet e larta subvencionet janë kanë shumë të ulëta edhe kjo është e papërballueshme për ne. Nga shteti kërkojmë me dal me u merr me fermerë me i kqyr hallet e tyre, problemet e tyre që i kanë edhe subvencionet. Me këto subvencione mundemi ndoshta me mbijetua në këtë kohe të vështirë”, tha Selmani.
Të njëjtën vështirësi e ka edhe fermeri tjetër, po nga komuna e Vushtrrisë, Fadil Haziri, i cili thotë se nëse vazhdon kjo rritje ata nuk kanë leverdi të punojnë, pasi që edhe fitimi është nën zero.
“Vështirësi kemi dukshëm se çmimet janë shumë të larta plehnat, nafta edhe shumë faktorë tjerë…Është më e vështirë se unë si fermer i punoj diku 13 hektar, por për momentin që vazhdon kështu duhet me zvogëlua na numrin e hektarëve për me pas koston me dal na me përballu diçka për me punu diçka e nëse vazhdon kështu na nuk kemi leverdi qysh duam me pas na leverdi me punu kot…Nuk kemi fitim jena nën zero të fitimit veç jemi tu përmbajt si fermer që mundemi me mbijetua atë fermë që e këna për me mbajt gjallë”, ka thënë Haziri.
Ditë më parë ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka premtuar rritje të subvencionimeve për kulturat bujqësore, mirëpo që rritje më të madhe do kenë kultivuesit e perimeve me 100 për qind. /kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian
Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë
IPKO organizon Konferencën e Dytë të Sigurisë Kibernetike në Kosovë, një ngjarje kyçe për sigurinë dixhitale në Rajon, me mbi 400 pjesëmarrës
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë
BauFriday - Momenti që të gjithë e keni pritur
Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend
Kosova përfiton grant prej 9.5 milionë eurove për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian