Edhe ''Ballistët'' në protestën për drejtësi në rastin ''Almir Aliu'' (Foto)

Nesër mbahet protestë për rastin e ''Almir Aliut''para Qeverisë së Maqedonisë, nga ora 13:00.
Shumë organizata, parti politike, persona me ndikim në Maqedoni por edhe sektori jo-qeveritar ka thënë se do të jenë në protestën që organizohet nesër kundër vendimit për të liruar vrasësin e Almir Aliut, djaloshit katër vjeçar nga Kumanova. Ky rast ka ndodhur në vitin 2016 ndërsa javën e kaluar gjykata e Kumanovës e liroi nga paraburgimi Boban Iliqin i cili në orët e mbrëmjes e shkeli voglushin, pas një zënke me babain e këtij të fundit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Tifo grupi tetovar ''Ballistët'' ka thënë se do të jenë në protestë, duke protestuar për këtë rast, pasi siç thonë ata '' kemi mbrojtur dhe do vazhdojmë ti mbrojmë interesat dhe të drejtat e Shqiptarëve!!''
''Ne si tifogrup gjithmonë kemi mbrojtur dhe do vazhdojmë ti mbrojmë interesat dhe të drejtat e Shqiptarëve!!
Nesër të gjithë në protestë, të ngrejmë zërin për rastin e Almirit, të mbrojmë fëmijët tanë,ardhmërinë tonë!!
Drejtësia patjetër të shkojë në vend!!'' thuhet në reagim. /Telegrafi/



































