LAJMI I FUNDIT:

Ecte 10 kilometra në ditë, por e zgjedh problemin duke ndërtuar një aeroplan personal nga druri (Foto)

Ecte 10 kilometra në ditë, por e zgjedh problemin duke ndërtuar një aeroplan personal nga druri (Foto)

Një burrë ishte lodhur aq shumë nga udhëtimi i tij i përditshëm për në punë, sa që ka ndërtuar një aeroplan, për të cilin thotë se i ka kursyer shtatë minuta.

Frantisek Hadrava, kishte ecur çdo ditë 12 deri në 14 minuta në njërin drejtim për në vendin e tij të punës, transmeton Telegrafi.

2


Por gjatë dy viteve të fundit, ai ka punuar pa ndërprerë në dizajnimin e një fluturakeje për t’i shkurtuar përgjysmë kohën për në punë.

3

Tani, 45-vjeçari po e bën rrugën për në punë nëpër qiell me shpikjen e tij të cilën e ka emëruar Vampira, pajisje kjo që i ka kushtuar 100 mijë koruna çeke, ose rreth 3.163 funte.

4

Hadrava nga fshati Zdikov në jugperëndim të Çekisë, fluturon mbi malet Sumava për të arritur në vendin e tij të punës në fabrikën Drevostroj në Ckyne, që merret me prodhimin e veglave të makinave për industrinë pyjore, ku ndërrimi i tij fillon në 6 të mëngjesit.

Hoqi dorë nga jeta luksoze në Nju Jork dhe paga 7 mijë euro në muaj, nuk do të besoni me çfarë merret tani! (Foto)
Lexo po ashtu Hoqi dorë nga jeta luksoze në Nju Jork dhe paga 7 mijë euro në muaj, nuk do të besoni me çfarë merret tani! (Foto)

5

Vampira është një aeroplan me peshë shumë të vogël i bazuar në aeroplanin amerikan Max që gjithashtu ka peshë të vogël, dhe ky nuk është aeroplani i parë që Hadrava e ndërtoi.

6

Hadrava thotë se fluturakja që është pothuajse e ndërtuar e tëra nga druri, fluturon me benzinë dhe shpejtësia maksimale e saj është 125 kilometra në orë dhe shpenzon 6 litra në 100 kilometra.

7

Ai tashmë ka ndërtuar një aeroplan tjetër të bazuar në aeroplanin gjerman Fokker Dr I nga Lufta e Dytë Botërore.

8

Frantisek thotë se falë kësaj shpikje ka arritur të përgjysmoj kohën e rrugës, që deri më tani i janë dashur 12 deri në 14 minuta për në njërin drejtim.

9

“Me aeroplan më nevojiten 4 deri ne 5 minuta që të shkojë në punë, por shpesh fluturojë ulët që të “bezdisi” qytetarët e mi në mëngjes, për këtë nganjëherë më nevojiten 7 minuta”, ka shtuar ai.

Hadrava nuk e ka ndërmend të ndalë punën e tij në krijimin e pajisjeve të reja, pasi planifikon të aeroplanin francez Deperdussin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Evropa
Kalo në kategori