LAJMI I FUNDIT:

The Economist: Tensionet me politikanët shqiptarë në Maqedoni mund të degjenerojnë në konflikt

The Economist: Tensionet me politikanët shqiptarë në Maqedoni mund të degjenerojnë në konflikt

”Rënia e Maqedonisë merr vëmendjen e Evropës” është analiza që revista prestigjoze britanike ”The Economist” ia ka kushtuar Maqedonisë, ku thotë se tensionet me politikanët shqiptarë mund të degjenerojnë në konflikt.

”The Economist” dëshpërueshëm deklaron se në një kohë normale, Maqedonia ka prirje të injorohet, por bota nuk e bën këtë gjë tani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtonë se politikanët perëndimor janë vërsulur drejt Shkupit, Rusia është duke lëshuar paralajmërime, kurse gazetat serbe deklarojnë se lufta po afrohet. Për profesorin Veton Latifi, rëndësia gjeopolitike është duke iu kthyer Ballkanit.


Analiza vazhdon me krizën që sipas ”The Economist” filloi me një grinde për koalicion, pasi që BDI-ja vendosi që të mos bashkëpunojë më tej me OBRM-PDUKM-në, ndërkaq kryetari Ivanov nuk ia dha mandatin LSDM-së, duke thënë se kërkesat e shqiptarëve do ta ”shkatërojnë” vendin.

”The Economist” përmend edhe protestat në mbështetje të Ivanovit, si edhe vizitën e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, por edhe pse OBRM-PDUKM-ja është për hyrje në NATO, kësaj radhe ajo mbështetet nga Rusia.

Për revistën në fjalë, kriza politike i ka rrënjët në vitin 2015 kur LSDM-ja filloi të publikojë përgjimet e paligjshme që e përfshijnë Nikolla Gruevskin. Rrjedhimisht u formua Prokuroria Speciale Publike që do të merret me këto përgjime, ndërkaq mbështetësit e OBRM-PDUKM-së filluan akuzat ndaj George Soros për konspiracion ndaj Maqedonisë, por është akuzuar edhe Federica Mogherini. Në këtë ngatërresë janë përfshirë edhe disa kongresmen amerikan që kanë simpati për OBRM-PDUKM-në dhe e kanë sulmuar ambasadorin amerikan në Shkup Jess Baily, gjoja si vegël e Sorosit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Revista konsideron se Ali Ahmeti është në qendër të krizës politike, që hyrja në qeveri me Gruevskin i ka kushtuar në mbështetje, por ”The Economist” përmend edhe gjuhën shqipe dhe PSP-në.

”The Economist” ka marrë edhe mendimin e Nikolla Poposkit, ministër i jashtëm, i cili totë se kërkesat për gjuhën shqipe e rrezikojnë unitetin dhe sovranitetin e Maqedonisë.

Revista përmend edhe deklarimet e Ali Ahmetit të ketë thënë se e ka punë mjaft të vështirë që t’i mbajë nën kontrollë radikalët dhe nacionalistët shqiptarë, duke hedhur poshtë planet për një Shqipëri të Madhe, kurse konsideron se rruga më e mirë është përshpejtimi i Maqedonisë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

Analizën e plotë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Kurti: S’mund të ketë pajtim me Serbinë, derisa ajo zotohet se do ta përsëriste gjenocidin ndaj Kosovës

Kurti: S’mund të ketë pajtim me Serbinë, derisa ajo zotohet se do ta përsëriste gjenocidin ndaj Kosovës

Kalo në kategori