LAJMI I FUNDIT:

Eco Guerilla: Tetova nuk i ngjan një qyteti evropian

Eco Guerilla: Tetova nuk i ngjan një qyteti evropian

Organizata joqeveritare “Eco Guerilla” me rastin e Ditës së Evropës ka akuzuar pushtetin lokal në Tetovë për gjendjen e qytetit. Nga kjo organizatë akuzojnë kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi, për mashtrime ndaj qytetarëve të Tetovës.

“Sot, në Ditën e Evropës ne vazhdojmë të jetojmë në një qytet qëështë ende shumë larg Evropës. Sot, në Ditën e Evropës ne kemi kryetare komune e cila mashtron, nuk respekton fjalën dhe nënshkrimin që ka dhënë vet për qytetarët e Tetovës. Sot, në Ditën e Evropës, është turp të fshehish informacionet se si harxhohen paratë e qytetarëve nga Komuna dhe Ndërmarrjet Publike. Edhe pse morri përsipër se do jetë transparente dhe do tëpublikojë raportin financiar për vitin e kaluar dhe për 10 vitet e kaluara, kjo kryetare vazhdon me avazin e vjetër – me dy faqe bilanci përfundimtar u hedh pluhur syve të qytetarëve. Me këtë papërgjegjësi të skajshme na bën të dyshojmë se ka kaqpërdorime serioze”, thonë nga Eco Guerilla, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lëvizja Ecoguerilla akuzoi po ashtu se neglizhenca e autoriteteve komunale ka rrezikuar edhe jetën e qytetarëve të Tetovës. Mes tjerash u tha se Tetova është një nga qytetet ku pluhuri është pjesë e përditshmërisë së fëmijëve të cilët gjithnjë e më shumë ankohen nga sëmundje të rënda.


Ata vlerësojnë se qytetarët e Tetovës meritojnë të kenë qytet, me infrastrukturë efikase rrugore, linja të rregullta të transportit publik, parkingje nëntokësore, ambient të pastër jetësor dhe parqe të gjelbëra që ruhen e mirëmbahen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori