LAJMI I FUNDIT:

E zhdukur nga nëntori i 2024-së, Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e Arianita Gajtanit

E zhdukur nga nëntori i 2024-së, Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e Arianita Gajtanit

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për dhënien e çfarëdo informacioni që ndihmon në gjetjen e një gruaje të zhdukur që nga nëntori i vitit 2024.

Policia thekson se bëhet fjalë për Arianita Gajtani, e lindur në vitin 1999, banuese në Lipjan.

“Më datë 20.11.2024, në polici është raportuar për një person të zhdukur. Bëhet fjalë për personin,  Arianita Gajtani e lindur në vitin 1999, banuese në Lipjan”, thuhet në njoftim.


Policia thekson se që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, kërkimeve  si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si:

Intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,

Kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare,

Kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura),

Analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj.

“Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar.

Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’i përcjellin ato policisë përmes numrit 192”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori