Fernando Torres pësoi një lëndim të rëndë kundër Deportivo La Corunas.
Spanjolli mbeti pavetëdije pas një përplasjeje me futbollistin e Deportivo La Corunas, Alex Bergantinos.
Ky i fundit ishte një nga shumë personalitete që e vizituan reprezentuesin spanjoll në spital.
Torres zbuloi edhe fjalët që i kishte thënë me rastin e vizitës së Bergantinos, i cili ishte i brengosur me shëndetin e Torresit, transmeton Telegrafi.
“Ai ishte shumë i sjellshëm dhe i lumtur. Ekipi mjekësor më informoi se gjendja e tij është mjaftë e mirë. Ai gjithashtu më tha që unë të qetësohem, më tha se këto gjëra ndodhin shpesh në futboll”, ka thënë Alex.
Torres mbetet ende i shtrirë në spital, ndërsa raportet e fundit treguan se “El Ninho” i ka shpëtuar ndonjë lëndimi të rëndë në tru dhe se pritet të kryehen edhe disa tjera mjekësore. /Telegrafi/