Telegrafi

E vërteta, sipas Dritëro Agollit

Dritëro Agolli është një nga ata që i ka dhënë emrin kohës dhe jo koha emrin atij.

Është padyshim personazhi më i spikatur i letrave shqipe. Pena e tij mbetet universale, për çdo kohë dhe çdo sistem.

Ai ka lënë një pasuri të gjallë në letër, ndaj ia vlen të qëndrojmë te disa thënie brilante të tij.

“Nëse njeriu nuk ndien as kënaqësi as dhimbje,
Nuk ndien as gaz, as hidhërim, as shpresë…
Një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje,
Lëreni të vdesë…”

“U zumë të dy aq shumë për punën
Dhe s’flasim dhe s’vemë e s’vijmë!
Eh, budalla!
Edhe dhëmbët zihen me gjuhën,
Zihen dhe bashkë rrinë”

“E vërtetë e pabesueshme
E mbajta në krah tërë ditën
Edhe zemër i dhashë:
‘Mbahu!’
Të nesërmen ne fshat kur arritëm,
U tha te tjerëve:
‘Më rrahu!’”

“Jeta është e vështirë . Po vdekja ? Kur të kthehet ndonjëri të na tregojë”

/Dita/