E vërteta e madhe për Maqedoninë, e thënë nga kryetari i parë i shtetit (Video)

Në Maqedoni ka tendenca për të ndërtuar një identitet të ri që lidhet ngushtë më Maqedoninë antike.
Këtij misioni i ndihmojnë edhe përmendoret antike që përkojnë me Maqedoninë e vjetër dhe antike.
Realiteti është ndryshe, maqedonasit kanë prejardhje sllave.
Këtë e ka thënë ish-kryetari i parë i Maqedonisë, Kiro Gligorov i cili më vonë ishte edhe prehë e një atentati prej ku doli vetëm i dëmtuar, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Gligorov ka thënë se Maqedonia nuk ka lidhje me Aleksandrin e madh (Leka i Madh).
''Ne jemi sllav, të ardhur në këto territore në shekullin e 6-të. Nuk kemi asnjë lidhje me civilizimin e kohës së Aleksandrit.'' tha Gligorov pas takimit me ish-kryetarin e Shqipërisë, Sali Berisha më 6 qershors 1992.
Reportazhi dhe deklarata është dhënë për mediat greke në atë kohë. /Telegrafi/







































