LAJMI I FUNDIT:

Xherdan Shaqiri dhe Kreshnik Hajrizi pjesë e formacionit më të mirë të javës në Zvicër

Xherdan Shaqiri dhe Kreshnik Hajrizi pjesë e formacionit më të mirë të javës në Zvicër

Dyshja kosovare Xherdan Shaqiri dhe Kreshnik Hajrizi po vazhdojnë të lënë gjurmë me paraqitjet e tyre fantastike këtë sezon në elitën e futbollit zviceran.

Shaqiri ishte sërish vendimtar për ekipin e tij në fitoren që ata morën me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Winterthurit në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Zvicrës. 

33-vjeçari shënoi një gol teksa pati edhe një asistim, duke u shpallur kështu lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.8 nga Sofascore. 


Përveç golit dhe asistimit, Shaqiri pati gjithashtu 55 pasime të kompletuara, mes tyre tri pasime kyçe. 

Xherdan Shaqiri me gol dhe asistimm, kthen Baselin te fitorja
Lexo po ashtu Xherdan Shaqiri me gol dhe asistimm, kthen Baselin te fitorja

Ai pati gjithashtu edhe dy shanse të mëdha për gol të krijuara, dy goditje në kuadratin e portës dhe katër duele të fituara. 

Kjo paraqitje e tij ka bërë që ai të bëhet pjesë e formacionit më të mirë të kësaj xhiroje në elitën e futbollit zviceran. 

Ndeshja ndaj Winterthurit ishte e 25-ta këtë edicion për Shaqirin, i cili tashmë ka 10 gola të realizuar dhe 13 asistime.

Pjesë e formacionit më të mirë të javës ishte gjithashtu edhe Kreshnik Hajrizi, i cili ishte një ‘mur i gjallë për Sionin në barazimin me rezultat 1-1 ndaj Yverdon-Sport.

Hajrizi shënoi golin e vetëm në këtë takim për ekipin e tij, duke u vlerësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore me notën 7.8.

E tek goli që e shënoi 25-vjeçari u asistua nga Benjamin Kololli, i cili po ashtu pati një paraqitje tejet solide dhe u vlerësua në mesin e më të mirëve në atë sfidë me notën 7.5./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mikel Arteta konfirmon se dy lojtarët kyç të Arsenalit janë gati për sfidën ndaj Real Madridit

Mikel Arteta konfirmon se dy lojtarët kyç të Arsenalit janë gati për sfidën ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Real Madridi ndryshon planin pas debaklit nga Arsenali - Modric, Ancelotti dhe pesë lojtarë do të largohen

Real Madridi ndryshon planin pas debaklit nga Arsenali - Modric, Ancelotti dhe pesë lojtarë do të largohen

La Liga
Aston Villa po planifikon një lëvizje shokuese – transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Aston Villa po planifikon një lëvizje shokuese – transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Man City ofron 87 milionë euro për transferimin sensacional të dy yjeve të Milanit

Man City ofron 87 milionë euro për transferimin sensacional të dy yjeve të Milanit

Premier League
Përzgjedhësi i Spanjës mbështet Real Madridin për ta përmbysur rezultatin ndaj Arsenalit

Përzgjedhësi i Spanjës mbështet Real Madridin për ta përmbysur rezultatin ndaj Arsenalit

Liga e Kampionëve
Agjenti i yllit të Liverpoolit befason me deklaratën: Do të doja që ai të luante tek Real Madridi

Agjenti i yllit të Liverpoolit befason me deklaratën: Do të doja që ai të luante tek Real Madridi

Premier League
Kalo në kategori