Askush nuk mund ta thotë me siguri të plotë se një çift do t’i ndajë rrugët me njëri-tjetrit.
Por shkencëtarët social kanë punuar shumë që të paktën të jenë të aftë të parashikojnë se cilat çifte janë të prira të përfundojnë me divorc, transmeton Telegrafi.
Sipas tyre, këta janë faktorët të cilët e parashikojnë ndarjen e një çifti:
Martesa në adoleshencë ose pas moshës 32 vjeçare
Koha më e mirë për t’u martuar është kur ndiheni të gatshëm, dhe kur e dini se e keni gjetur dikë me të cilin jeni të gatshëm ta shpenzoni jetën.
Hulumtimet sugjerojnë se çiftet të cilët martohen në vitet e tyre të adoleshencës dhe çiftet të cilët martohen pas moshës 34 vjet janë më të prirë të shkurorëzohen sesa çiftet të cilët martohen mes moshës 25-32 vjet.
Nëse burri nuk punon, mundësitë e shkurorëzimit janë të mëdha
Një studim i vitit 2016 nga Harvardi, i publikuar në ‘American Sociological Review’, sugjeron se nuk janë financat e çiftit ato të cilat ndikojnë në shanset e divorcit, por puna.
Hulumtuesit kanë zbuluar se çiftet ku burri nuk ka punë me orar të plotë, janë 3.3 për qind më të prirë të ndahen.
Sa i përket statusit të punës së gruas, kjo nuk rezulton të ketë ndonjë ndikim në shanset e divorcit.
Mos përfundimi i shkollës së mesme
Personat të cilët shpenzojnë më shumë kohë në shkollim janë më pak të prirë të shkurorëzohen. Të paktën kështu thonë hulumtimet.
“Shanset e një martese për të përfunduar me divorc janë më të vogla te personat me më shumë edukim, ku më shumë se gjysma e martesave të atyre të cilët nuk e kishin përfunduar shkollën e mesme kishin përfunduar me shkurorëzim”, thotë një postim në Byronë e Statistikave të Punës në Amerikë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
LisaRaye McCoy tregon krenarisht se i qëndroi larg operacioneve plastike: Unë jam një grua natyrale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë