LAJMI I FUNDIT:

E thotë edhe ish-trajneri i Real Madridit: Partneriteti Vinicius-Mbappe nuk po funksionon

E thotë edhe ish-trajneri i Real Madridit: Partneriteti Vinicius-Mbappe nuk po funksionon

Ish-trajneri i Real Madridit, Fabio Capello, nuk ka qenë i impresionuar nga sezoni i parë i Kylian Mbappe në kryeqytetin spanjoll. 

‘Los Blancos’ më në fund realizuan transferimin e kapitenit të Francës verën e kaluar, kur ai u bashkua klubit falas pas largimit nga PSG-së. 

Pasi iu bashkua vonë ekipit në përgatitjet e sezonit të ri për shkak të pjesëmarrjes së Francës në gjysmëfinalet e ‘Euro 2024’, Mbappe u bashkua me bashkëlojtarët e tij në fillim të gushtit. 


Debati kryesor rreth pozitës të tij në Madrid u fokusua në mënyrën se si Carlo Ancelotti do t’i përshtatë atë dhe Vinicius Junior në formacionin bazë. 

Ancelotti vazhdimisht iu shmang pyetjeve rreth mundësisë që të dy lojtarët të mos kenë mundësi të shkëlqejnë së bashku me Mbappen që u aktivizua në qendër të sulmit. 

Pas disa problemeve me lëndimet në fillim të sezonit, Mbappe filloi të tregojë formën e tij më të mirë, duke bërë që Ancelotti të jetë i kënaqur nga ndikimi i tij. 

Ndërsa po afrohet fundi i sezonit, Mbappe ka shënuar 28 gola në 41 ndeshje për Real Madridin, ndërsa Vinicius ka 18 gola në 37 ndeshje. 

Megjithatë, Capello i cili ka fituar dy tituj La Ligas gjatë dy sezoneve të tij në Madrid, beson se dyshja nuk po shkëlqejnë në një nivel të lartë në vitin 2025. 

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier
Lexo po ashtu Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

“Mbappé dhe Vinicius Jr luajnë në të njëjtin pozicion, ata po e pengojnë njëri-tjetrin dhe nuk po performojnë mirë,” tha ai në një intervistë për Flashscore. 

“Si individë, ata mund të bëjnë gjëra që të tjerët nuk mund t’i bëjnë në hapësira të ngushta dhe të bëjnë gjëra që askush tjetër nuk i mendon, por kjo nuk është harmonizimi i lojës kolektive të ekipit”. 

“Real Madridi është një ekip me ‘galaktikë’ në sulm, me probleme në mesfushë pas largimit të Toni Kroos verën e kaluar, dhe gjithashtu ka probleme në mbrojtje për shkak të shumë lëndimeve”, ka thënë Capello./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin”- reagon babai i Etnik Brrutit me një foto të tij si ushtar i UÇK-së

“Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin”- reagon babai i Etnik Brrutit me një foto të tij si ushtar i UÇK-së

Kombëtarja e Shqipërisë
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera
Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona ka vetëm dy opsione se kur mund ta luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Osasunas

Barcelona ka vetëm dy opsione se kur mund ta luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Osasunas

La Liga
Rey Manaj ka gjendje stabile pas përplasjes, ai i befasoi mjekët me fjalët e para pasi u zgjua

Rey Manaj ka gjendje stabile pas përplasjes, ai i befasoi mjekët me fjalët e para pasi u zgjua

Ligat tjera
Dy gola të bukur në derbi nuk sjellin fitues – barazimi i jep gëzim Liverpoolit

Dy gola të bukur në derbi nuk sjellin fitues – barazimi i jep gëzim Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori