LAJMI I FUNDIT:

Pamje të rënda – në Tiranë aktivistja për mbrojtjen e kafshëve dhunon qenin në ashensor

Pamje të rënda – në Tiranë aktivistja për mbrojtjen e kafshëve dhunon qenin në ashensor

Pamje të rënda: Një video, që përmban pamje të rënda po qarkullon në media ku shihet një qytetare në Tiranë duke ushtruar dhunë ndaj një qeni.

Nga pamjet shihet një grua në ashensorin e një pallati në afërsi të Drejtorisë së Policisë, në Tiranë, e cila dhunon qenin e saj.

Gruaja është filmuar nga kamerat duke qëlluar me shqelma qenin menjëherë pasi mbyllet dera e ashensorit.


Sipas informacioneve në media, gruaja është për më tepër një aktiviste për mbrojtjen e kafshëve, por që me sa duket i merr dhe i dhunon ato.

Ky nuk është rasti i parë i bërë publik, për qytetarë që dhunojnë jo vetëm kafshët e tyre, por dhe kafshë në rrugët e qytetit.

Vlen të përmendin që më herët një i ri u arrestua në Tiranë pasi qëlloi me armë sportive një mace në rrugë.

Ndërkohë që një banor i fshatit Bual, në Përmet, u arrestua gjithashtu pasi kryqëzoi të gjallë në gardhin pranë banesës një shqiponjë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Kalo në kategori