Rreth 29 ditë pas zhdukjes pa gjurmë të vajzës së tij, Izaura Sinaj nga Delvina, babai i saj, Ilir Begaj kërkon ndihmë për gjetjen e saj në emisionin ‘Me Zemër të Hapur’ në News24.
Pas mbarimit të gjimnazit, familja e vajzës u kujdes që të njihej me një djalë Armandon. Qëndruan të lidhur rreth 7 muaj dhe me pas kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre.
Izaura la shtëpinë e prindërve dhe u vendos tek banesa e të shoqit ne qytetin e Delvinës dhe filluan një jete të re se bashku.
Sipas familjareve gjithçka shkonte mirë dhe 2 të rinjtë e donin shumë njeri tjetrin deri në momentin kur i shoqi kthehet në shtëpi dhe nuk e gjen aty.
Ishte data 29 gusht kur Armando kthehet nga puna dhe nuk e gjen 22-vjecaren, nuk i përgjigjej asnjë telefonate dhe ai u detyrua te bënte me pas denoncim ne polici dhe te lajmëronte familjaret e saj për atë qe kishte ndodhur.
Babai tregon me lot në sy se vajza nuk kishte bërë as një vit nga martesa me mblesëri dhe thotë se ajo shkonte mirë me dhëndrin, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e saj.
“Ajo i kishte thënë të shoqit që do shkoj tek gjyshja. Dhëndri më tha se kanë pasur marrëdhënie të mira. Unë i kam thënë dhëndrit që unë dua cupën se me ty ishte. Por unë nuk bëj përgjegjës dhëndrin, por ja kërkoj atij se atij iku çupa. Vajzën e martova me mblesëri, por ajo e donte të shoqin”- thotë babai, raporton ‘BalkanWeb’.
Ndërkohë bashkëshorti i vajzës, 35-vjeçari Armand Sinaj tha në një lidhje telefonike për emisionin ‘Me Zemër të Hapur’ se ka pasur marrëdhënie të mirë me 22-vjecaren dhe ja plotësonte të gjitha dëshirat. Ai thotë se bashkëshortja e tij kishte nxjerrë pasaportë të shpejtë për 3 ditë dhe dyshon se ka ikur me mashkull tjetër.
“Marrëdhënia me Izaurën ka qenë e mirë. Unë jam nisur për në punë në datën 29 dhe kam komunikuar në telefon me Izauran dhe më ka thënë që është mirë. Kur kthehem në shtëpi nuk e gjej. Shkoj tek njerëzit e mi dhe nuk e gjej. Flas dhe me njerëzit e saj dhe më thonë s e nuk dinë gjë. Kam bërë denoncimin në polici dhe deri më sot nuk kam marrë asnjë njoftim. Ajo kishte bërë aplikim për pasaportë në Sarandë. Ajo kishte bërë aplikim për pasaportë të shpejtë dhe ka tërhequr në datën 29. Në Sarandë ka shkuar me nënën time dhe ka thënë se do jap një shenjë gishti se në Delvinë nuk punon kompjuteri. Nëna ime nuk dinte gjë. Në banesë mungonte telefoni, dhe një çantë shpine. Mungonin dhe disa rroba. Kam tentuar ti bie telefonit, por telefoni dilte i fikur. Nuk më ka dhënë asnjë shqetësim. E respektoja më shumë seç duhet. Nga unë i ka pasur të gjitha gjërat. Mendoj se ka pasur diçka nga e kaluara e saj. Unë nuk e kam ndaluar për asgjë. Unë mendoj se ajo është larguar me dikë tjetër, por ajo nuk ka lajmëruar as prindërit. Kur ka shkuar të tërheqë pasaportën ka qenë me një tjetër”- tha Armand Sinaj.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi