E qeshur dhe në disponim të mirë, Duda Balje shkëlqen në të portokalltë në seancën e 53-të tentative për konstituim të Kuvendit

Deputetja Duda Balje tërhoqi vëmendjen e mediave dhe të pranishmëve sot në hollin e Kuvendit të Kosovës, ku u paraqit me një veshje që rrezatonte stil, vetëbesim dhe pozitivitet.
Në nisje të seancës së 53-të të Kuvendit, në tentimin për konstituimin e tij, Balje u shfaq me një kostum të portokalltë të ndezur, i cili theksonte elegancën dhe guximin e saj stilistik.
E buzëqeshur dhe në humor të mirë, deputetja e njohur u shfaq pranë kolegeve të saj, duke përshëndetur me mirësjellje gazetarët dhe duke reflektuar një qëndrim energjik dhe optimist.

Kostumi portokalli, i kombinuar me një bluzë të bardhë dhe taka elegante, përbënte një zgjedhje të veçantë për një ditë me rëndësi në jetën parlamentare të vendit.
Kjo paraqitje u zhvillua në hollin e ndritshëm të ndërtesës së Kuvendit, përballë portretit të Nënë Terezës, teksa dukja e saj është mjaft verore duke iu përshtatur stinës në të cilën ndodhemii.

Seanca e sotme shënon një tjetër përpjekje për konstituimin e Kuvendit, pas një bllokade prej muajsh në konstituimin e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/
























































