LAJMI I FUNDIT:

E pabesueshme: Google Pixel dhe XL mundësojnë hapësirë pa limit për foto!

E pabesueshme: Google Pixel dhe XL mundësojnë hapësirë pa limit për foto!

Google nesër do ta mbajë ngjarjen e saj historike për media në të cilën do të zbulojë shumë produkte të reja të kompanisë, duke përfshirë edhe dy modelet e reja të telefonave: Google Pixel dhe Pixel dhe XL.

Më parë gjatë ditës së sotme në internet janë shfaqur disa pamje të telefonave të rinj nga Google, bashkë edhe me specifikat e tyre, pasiqë detajet kanë rrjedh nga një operator mobil në Mbretërinë e Bashkuar.

Por ajo që nuk është thënë deri më tani është se pronarët e modeleve të reja të telefonave të Google – Pixel dhe Pixel XL do të vijnë më hapësirë të pakufizuar për fotografi me aplikacionin e Google Photos.


Kjo mundësi tashmë është në dispozicion për përdoruesit ekzistuese të aplikacionit, edhe pse opsioni i magazinimit të pakufizuar është në dispozicion vetëm kur fotot dhe videot tuaja janë të kompresuara (ngjeshura).

Pronarët e Pixel Pixel dhe XL me sa duket do të kenë hapësirë të pakufizuar të ruajtjes së fotove pa pasur nevojë t’i kompresojnë ato.

Telegrafi.com do të ketë më shumë detaje rreth dy modeleve të reja të telefonave të Google, kur të njëjtit do të bëhen zyrtar nesër.