LAJMI I FUNDIT:

E pabesueshme: Furgoni elektrik, më i shpejtë se Porsche-ja (Video)

E pabesueshme: Furgoni elektrik, më i shpejtë se Porsche-ja (Video)

Në Luginën e Silikonit në Kaliforni, është krijuar një furgon elektrik që ka 87 kWh, apo 900 kuajfuqive.

Atieva Edna është makinë me bateri të posaçme, e cila lëviz me shpejtësi shumë të madhe.

Teknologjia dhe bateritë janë të vendosura në trupin e furgonit nga Mercedes-Benz, meqë nuk është krijuar ndonjë konstrukt adekuat për të, transmeton Telegrafi.


Megjithëse kjo makinë është ende në faza konceptuale, dhe vështirë se do të prodhohet për kërkesa të masës, është testuar sa i përket shpejtësisë.

Në videon e plasuar më poshtë, mund të shihni lëvizjen që bën Atieva Edna, në mes të Porsches dhe Teslas, duke dalë para tyre. /Telegrafi/