Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rrëmbimit në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës, të enjten.


“18.09.2025 –23:10. Më 19.09.2025 është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë marrë me forcë viktimën mashkull kosovar duke e futë në veturë, sipas viktimës e kanë dërguar në një shtëpi të pabanuar aty e kanë mbajtur deri në mëngjes si dhe ndaj tij është përdorë forcë fizike”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është identifikuar edhe personi i tretë i dyshuar i cili gjendet në arrati, po ashtu janë bastisur katër shtëpi dhe banesa ku gjatë kontrollit është gjetur e konfiskuar një armë gjuetie.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/