Një e mitur nga Fushë Kosova është dërguar në spital pasi që e njëjta ishte shtatzënë.

Sipas raportit të policisë thuhet se viktima ka deklaruar se ajo me vetë dëshirë dhe me pëlqimin e dy familjeve është duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur).


Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/