Modelja e njohur shqiptare, Rike Roçi, ka rrëmbyer vëmendje e bëri bujë të madhe disa vite më parë.

Besoj që të gjithë e mbajnë mend fotografinë ikonike të biondes dhe të shoqes së saj në stadium, teksa bënin tifo për Kombëtaren e Shqipërisë në 2016.


E ftuar në 'Top Arena', ajo është pyetur për shoqen e saj zeshkane, se çfarë kishte ndodhur me të dhe se ku ndodhej tani.

Screenshot 21 13 Foto: Screenshot/YouTube

U tha gjithashtu se ajo u martua me një person të famshëm italian, gjë që nuk u konfirmua nga ish-banorja e Big Brother.

Rike theksoi se nuk ka pasur kontakte me të dhe se kishin qëlluar afër në stadium.

Screenshot 23 13 Rike Roçi me miken e saj në 2016

“Jemi shkëputur, nuk kam informacione për të”, u shpreh Roçi.

Rike këtë vit mori pjesë në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/

Screenshot 24 8 Rike Roçi me miken e saj në 2016