LAJMI I FUNDIT:

“E Majta”: Priten provokime në protesta

“E Majta”: Priten provokime në protesta

“E Majta” njoftoi pasditen e sotme se ka marrë informacion se në protestat e sonte para Qeverisë priten provokime.

“Falë punonjësve të ndërgjegjshëm në shërbime morëm informacione se qeveria ka synime serioze të përfshijë provokatorë në protesta. Të gjitha me qëllim që të shkaktohen shqetësime serioze të rendit dhe qetësisë publike për të arsyetuar aktivitetet e tyre policore-represive dhe për të dekurajuar popullin maqedonas që të vijë për të shprehur të drejtën e tij për të protestuar kundër tradhtive kombëtare”, thonë nga partia opozitare.

Nga atje shtojnë se anëtarët e së “Majtës” nuk mbajnë maska, dhe çdo person që shihet në një formë të tillë do të izolohet dhe nuk do të mbështetet në aktivitetet e tij./Telegrafi/