LAJMI I FUNDIT:

E Majta: Një regjim u zëvendësua me një tjetër (Video)

E Majta: Një regjim u zëvendësua me një tjetër (Video)

Pas seancës së sotme kundër Mariglen Demiri, i cili akuzohet për thyerje të zyrës së presidentit Ivanov gjatë kohës së protestave të “Revolucionit Laraman”, anëtari i partisë “E Majta”, Xhejlan Veliu, kërkoi që t’u jepet fund standardeve të dyfishta.

“Anëtarët tonë akoma tërhiqen nëpër gjykata. U ndoqëm nga pushteti i kaluar, por nuk e dijmë pse ndiqemi nga kjo garniturë. Ngjarjet e fundit na japin të drejtë kur themi “Një regjim është ndërruar me tjetër”. Ne nuk kemi luftuar për këtë”, tha Veliu, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa kryetari i “E Majta” Zdravko Saveski, në lidhje me seancën e sotme tha se sot për herë të tretë është ndërruar gjykatësi i lëndës.


“Në lidhje me seancën e sotme, përsëri për herë të tretë u ndërrua gjykatësi. Pas dy viteve kishte zhvendosje nga pika e vdekur. Është e qartë që duan të zbatojnë maltretime, pasi nuk mund të interpretohet ndryshe”, tha Saveski./Telegrafi/