LAJMI I FUNDIT:

“E Majta”: Masat e Qeverisë janë dhunë mbi popullin

“E Majta”: Masat e Qeverisë janë dhunë mbi popullin

Partia “E Majta” e ka kritikuar Qeverinë në lidhje me masat për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Nga kjo parti thonë se “edhe pse kemi masat më restriktive për lëvizje në rajon, Qeveria propozon masa që e tejkalojnë çdo logjikë dhe mendim të shëndoshë”.

“Planifikohet që çdo grupim mbi 2 persona të dënohet, ndërsa grupimet mbi 5 persona të jenë vepra penale. Më pas, mosposedimi i dorezave dhe maskave dhe mosmbajtja e distancës prej 2 metrave gjithashtu të dënohet dhe para kësaj do të kërkohet fotografi si dokumentim, sikur në film”.


“Sjellja e këtyre rregullave në situata kur kemi masat më restriktive, kur dhjetëra punëtorë janë në rrugë dhe pjesa më e madhe e tyre pa asnjë të ardhur, nuk është asgjë tjetër – por dhunë e zakonshme”, thonë nga “E Majta”.

Ata kërkojnë që Qeveria të mos miratojë masa, nëse paraprakisht nuk i siguron kushtet që ato të respektohen nga çdo individ dhe familje./Telegrafi/