LAJMI I FUNDIT:

E lë e dashura, shqiptari djeg pesë makina (Foto)

E lë e dashura, shqiptari djeg pesë makina (Foto)

Një 28-vjeçar shqiptar dyshohet se është autori i gjegjes së 4 makinave dhe një motori në parkingun në sheshin “Pio X” në Mogliano të Italisë natën mes së mërkurës dhe të enjtes.

Alarmi u dha në dy të mëngjesit dhe për shuarjen e flakëve u desh ndërhyrja e ekipeve të ndryshme të zjarrfikësve, nga Mestre dhe Treviso. Ata arritën që t’i shuanin flakët vetëm në orën 5, ndërsa karabinierët e Mogliano kanë nisur hetimet për kapjen e autorit, që përqendrohen te krimi për motive pasioni.

Ndërkohë, djegia e makinave të tjera ka ardhur si pasojë e një gabimi të shqiptarit dhe afërsisë së mjeteve. Ai i ka vënë flakën dhe një “Pasati” me targa rumune, duke menduar se ishte e çiftit. Por, në fakt nuk rezultoi kështu. Më pas, morën flakë edhe automjetet e tjera.


“Motori ishte i nënës sime. Unë dhe bashkëshorti erdhëm në Mogliano për Pashkë. Nuk kemi dyshime se kush është autori, dhe këtë ia kemi thënë dhe karabinierëve. Ai na përndjek prej kohësh”, citohet 25-vjeçarja rumune Bianca Cobzaru nga “Corriere della Sera”.

“Ai” është një i ri shqiptar me të cilën Bianca ndenji e fejuar gjatë, para se ta linte një vit më parë për shkak të problemeve të shqiptarit me drejtësinë, lidhur me shpërndarjen e drogës. Që prej atëherë, për të renë nisi makthi.

“Fillimisht fyerje, më pas kërcënime me vdekje në celular, Facebook dhe fizikisht. Jam zhvendosur në Adria për ti qëndruar larg, por edhe atje na ndoqi, madje kam pakë kohë që e kam denoncuar”, tregon ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori