E la burrin duke u rrezitur në plazh, tre orë më vonë e gjen në ujë duke fjetur në shezllon

Një video virale në TikTok i ka lënë përdoruesit e internetit të habitur me aftësinë e një burri për të fjetur pa pushim.
Në video, një grua shfaqi gjumin tepër të thellë të burrit të saj në plazh - një gjumë që sfidoi një baticë në rritje, transmeton Telegrafi.
Ajo që filloi si një seancë e qetë për tu rrezitur shpejt u shndërrua në një "film horror" për gruan e tij, e cila e gjeti atë pothuajse tërësisht të zhytur në ujë orë më vonë.
Që kur video u postua, ajo ka marrë gati 6 milionë pëlqime.
"Cili është filmi juaj i preferuar horror? Ndoshta ai ku e lashë burrin tim në plazh për të fjetur dhe e kontrollova tre orë më vonë për ta gjetur deri në qafë, ende duke fjetur në ujë", shkroi gruaja në mbishkrimin e videos.
Videoja tregon burrin e saj të shtrirë në një karrige plazhi, në dukje të pashqetësuar, ndërsa valët e oqeanit i përplasen rreth shpatullave. /Telegrafi/
@rhcobb84 Love that for him #fyp #beach #foryou #wth


































