Nga: Fatmir Minguli
– Vështrim mbi librin “Ceramica a figure rosse in Albania – produzione e importazione” të autorit Dott. Magistrale Jani Koçillari, ExpoVision Albania, Tiranë, 2016 –
Botimi i librit studimor “Qeramika me figura të kuqe në Shqipëri – prodhimi dhe importimi”, është një eveniment me shumë rëndësi në botën e kërkimeve arkeologjike shqiptare.
Ndonëse është botuar në gjuhën italiane, nuk përbën aspak problem sepse teksti dhe kontesti i këtij libri janë lehtësisht të kuptueshëm për shkak të vetë strukturës programatike që vetë autori i ka kushtuar shumë kujdes.
Lshtë kjo strukturë që e universalizon problemin e studimit të amforave në Shqipëri, e pikërisht në Durrës, Apolloni, Amantia, Belsh, Klos, Përmet, Krujë, Fier, Mavrovë …
Kuptohet se studimet kryesore të këtij libri janë përqendruar në Durrës dhe në Apolloni. Me të drejtë autori Jani Koçillari saktëson se “studimi i prodhimit me figura të kuqe në Shqipëri është i dobishëm për të kuptuar aspektet e ndryshme të kulturës ilirike, përdorimet e saj, jetën e tyre të përditshme, kultet e tyre, mardhëniet ekonomike për brenda realitetit fisnor si dhe me fqinjët, në dy periudha historike, klasike dhe helenistike.”
Më tej, si paraprirje sqaruese, autori parashtron se shekulli i V- të para Krishtit quhej shekulli i qyteteve dhe shteteve, ndërsa shekulli i IV-të para Krishtit si shekull i arit.
Siç shihet edhe nga këto citime, kuptohet se ky libër është veçse një studim i hollësishëm i problemeve me qeramikën e amforave, por është dhe fillimi i studimeve të mëtejshme për këtë periudhë, ndoshta vendimtare në zhvillimin autokton të botës ilirike.
Koçillari parashtron mes klasifikimve që ai ka bërë për amforat e Durrësit dhe të Apolonisë edhe procesin e kalimit nga importimi i amforave nga bota helene në prodhimin vendas dhe më tej hap rrugë për të studiuar edhe eksportimin e këtyre amforave.
Eksportimi i amforave të prodhimit ilir, pa përjashtuar dhe ata të prodhimit helen, filloi pjesë-pjesë si në sasi ashtu dhe në cilësi. Për të qenë sa më korrekt në studimin e tij, autori thekson se “importimet greke të qeramikës në shek. VII-VI- të, janë me figura të zeza, që gjenden në tokat ilirike.”
Por, në fund të fundit autori me këtë libër ka qëllimin përfundimtar, atë që “gjithë studimi kërkon të ekzaminojë karakteristikat e qeramikës me figura të kuqe të prodhuara në territorin ilir.”
Janë klasifikimet e sjella në libër që kthehen në instrumente për zbërthimin e këtyre studimeve dhe konkretisht:
Për Durrësin; nëntë katalogje ku spikasin emrat karakteristikë të qeramikave: amfora, Pelikai, Oinochoai, lebeti nuziali, idrie, Lekanai,skyphoi, lekythoi, situla, forma të tjera. Ndërsa, për Amantian, Belshin, Klosin. Përmetin, Krujën, Fierin, Mavrovën ai i kushton këtyre zonave më pak faqe, gjithsesi me shumë vlera.
Për Apoloninë: Nuk ka klasifikim të qeramikave, por një analizë të hollësishme bazuar dhe në librin e studiueses durrsake, Hava Hidri.
Është e rëndësishme të theksoj se Jani Koçillari është studiuesi i tretë durrsak që trajton temën e vazove me qeramikë të prodhimit ilir apo të importuar, pas studiuesit Fatos Tartari dhe studiueses Hava Hidri.
Ndonëse në titull të librit nuk përmendet fjala “eksportim”, ajo në fakt ndodhet në faqet e brendshme të librit, e ndoshta në një ribotim autori mund ta ketë parasysh. Por, në kapitullin e katërt të këtij libri, autori ka sjellë argumente dhe shembuj të shumtë mbi qeramikën me figura në rrugë tregtare. Aty jepen shembuj për një tregti të mirëfilltë si brenda territoreve ilirike asht dhe në marrëdhënie jashtë kufijve ilirikë.
Studiuesi bashkëkohës, italiani Marco Moderato, në një artikull të tij mbi tregtinë ilirike përtej Adriatikut shkruan se “rajonet mbi bregun lindor të Adriatikut kanë ndërtuar, në fakt, duke u nisur nga shek. III-të para Krishtit një zonë strategjike për mbrojtjen e interesave ekonomike dhe ushtarake romane, të sistemuara gjatë itinerareve detarë të përshkruara me saktësi të madhe në Gjeografinë e Strabonit.”
Straboni shkruan: “Mbi brigjet e Ilirisë, përgjatë gjithë shtrirjes së saj dhe mbi ishujt fqinjë ndodhen porte të shumtë dhe të mrekullueshëm, në kundërshtim me atë që verifikohet mbi litoralin italik, ku ato nuk ekzistojnë. (Strabo, Geographica, VII, 5, ed. A. Meincke, Leipzig: Teubner, 1977, trad. H.C. Hamilton, Esq, W.Falconer, M.A. 1903, dall’ inglese a cura dell’ autore; sull tema:Shpuza 2009 p. 482). Me të vërtetë ky autor niset në studimin e tij për Durrësin në arkeologji ashtu si dhe për Apolloninë dhe Finiqin si zona arkeologjike në zhvillim e sipër duke u nisur nga një shprehje e gjetur në tekstet e vjetra (Illyricae tabernae”, pikërisht nga Plauti në veprën e njohur “Menechmi”v. 15, 70 dhe nga Catullo, 36, 15).
Mjafton vetëm ky përkufizim që t’i drejtoheni studimit të arkeologut Jani Koçillari duke i dhënë të drejtë përcaktimit të tij ftillëzues për ngjyrat e kuqe të figurave kryesisht në qeramikën e amforave dhe enëve të tjera mbajtëse të lëngjeve.
Tavernat janë patjetër sinonimi i pijeve dhe ushqimeve për njerëzit që në ato kohë, dhe pija kryesore ka qenë vera e kuqe. Të zbulosh me gërmime në Durrës ekzistencën e këtyre tavernave është përsëri autori Mario Moderato që na sjell disa struktura të këtyre lokaleve publikë. Ai shkruan se “disa struktura, të risjella gjatë punimeve ndërtuese të bëra në vitin 2002 në rrugën Dalip Tabaku paraqesin evidentime të vetme arkeologjike që na lejojnë të hipotizojmë prezencën e tabernaeve në këtë hapësirë” (të dhënat janë marrë nga ky autor në punimet e Santoro, Monti, Hoti, Shehi 2004, n.11; Shehi 2007, p. 172, Sassi 2010, p.235).
Në afërsi të këtyre zbulimeve janë gjetur amfora të ndryshme të tipit Gauloise 4, që përdoreshin si mbajtës të verës dhe garum Dressel 2-4 dhe amfora të tjera për verën.
Me të vërtetë qyteti Epidamnos/Dyrrachium ishte pikë nisje e via Egnatias, një rrugë tokësore e privilegjuar për njerëzit dhe mallrat nga dhe drejtë Orientit dhe nuk ka pushuar që qeni një qendër shkëmbimi e jashtëzakonshme për tregtinë e Adriatikut dhe të Jonit.
Këto konstatime edhe autori durrsak Fatos Tartari i ka parë me këtë sy kur shkruan për temën e klasifikimit të amforave të gjetura në tokën dhe bregdetin e Durrësit. “Në tërësinë e materialit të ekspozuar në muzeun arkeologjik të Durrësit të tërheq vëmendjen një sasi e madhe amforash. Ato janë takuar dhe zbuluar kudo në qytet si prodhime seriale të punishteve të caktuara, si ngarkesa të trafikut detar…”
Në shpjegimet në fusnota ai shkruan: “Gjetjet e shpërndara në bregdet apo në thellësi të një numuri të konsiderueshëm enësh të tilla me një shumëllojshmëri formash e përkatësi të gjerë kohe, të bindemi se ky tip edhe shumë dendur është përdorur edhe në transportin detar.”
Edhe në literaturën mbi vreshtat në Shqipëri ka informacione se Shqipëria e atyre shekujve eksportonte vazhdimisht verë të kuqe në tokat italiane.
“Iliria ra nën sundimin romak nga shekulli i I-rë e erës sonë dhe Roma arriti të vendosë një farë stabiliteti të territoreve të pushtuara dhe përsëri nga tokat ilire eksportohen prodhime bujqësore – blektorale dhe në mënyrë të veçantë vaj dhe verë.” ( Wine Research info- f.41)
Kuptohet se duke ekportuar verë dhe vaj njëkohësisht është bërë dhe eksporti i amforave, një element i domosdoshëm për t’u theksuar në okielon e studimit të amforave, për prodhimin, importimin fillestar nga Greqia dhe Italia e eksportimin e mëtejshëm të tyre si prodhim vendas.
Vetë Jani Koçillari në kapitullin e fundit të librit të tij përforcon këto ide jo vetëm të studiuesve italianë dhe shqiptarë për përdorimin e amforave për tregëti shkruan: “Nëse Durrësi mund të konsiderohet si Fari i hyrjes, në të kundërtën qyteti i Apollonisë përbën pikëmbështetjen e marrëdhënieve tregtare që u zhvilluan në Ilirinë e jugut e që nuk është rastësisht një nga qytetet më antike dhe domethënëse të Shqipërisë.” (f.117)
Unë do të shtoja se ky konstatim e përforcon më tej idenë e një tregtie jo vetëm të brendshme mes qyteteve ilire, por sìç dhe me ato jashtë kufijve ilirikë.
Dhe, ja çfarë sqaron në detaje ky autor: “Marrëdhëniet shumë të rëndësishme me Durrësin e me luginat e Shkumbinit, të Matit dhe të Drinit, duke shtuar dhe atë të Vjosës të shtyjnë drejt realiteteve tregtare ilirike si Trebenishta, Pogradec, Selcë e Poshtme, Lleshanam Zgërdhesh, Xibri, Lissus, Gjatan dhe Çinamak, me veriun dhe me qendrën ilirike, me Maqedoninë. Shumë të rëndësishme janë edhe itineraret detarë gjatë të dyja brigjeve të Adriatikut, zbulimi i monedhave të Apollonisë dhe Durrësit në Veri të Italisë, jashtë kufinjve shqiptarë, premton të kuptojmë rëndësinë e këtyre dy realiteteve në brendësi të të gjithë teritoreve kulturale ilirike.” (f. 120-121)
E po s’kish si të ndodhte ndryshe kur përcakton vlerat e këtij libri studimor! Vetëm autorë shqiptarë të fushës së arkeologjisë dhe historisë Jani Koçillari ka përmendur më shumë se njëzet e dy të tillë pa llogaritur autorët e shumtë të huaj.
Le të kthehemi te tema e së kuqes në figurat e qeramikës së amforave. Jo më kot solla më lart disa arsyetime mbi përdorimin e këtyre enëve për mbajtjen e verës që dihet se ajo ka qenë e kuqe. Kuptohet se motivi i parë është ideimi nga piktorët i metaforës së ngjyrës së verës dhe e kanë sjellë në figurat e ndryshme që paraqiten me saktësi në këtë libër të Jani Koçillarit.
E kuqja është një trashëgimi nga e kaluara e vetë ilirëve. Ka një informacion nga një shkrim i Astrit Lulushit mbi etruskët ku thotë se toga romake filloi si veshje ceremoniale e etruskëve…veshja zyrtare e pushtetarëve etruskë ishte e kuqe, ngjyrë që romakët e përvetësuan.
Ndërsa, arkeologu Afrim Hoti në librin e tij” Zbulime të fundit arkeologjike në qytetin e Durrësit”, 2M printing, 2016, flet për një zbulim në një godinë romake ku në banjën e saj ka një mozaik dekorativ me rozetë polikrome të shekullit të I-rë para Krishtit. Në hapësirat që dominojnë mozaikun është ngjyra e kuqe.
Pablo Pikaso thotë se “ Ngjyrat si tiparet, ndjekin ndryshimet e emocioneve” e më pas për të vazhduar me piktorët dihet se Onufri përgatiste bojën e kuqe përgatitja e së cilës ka mbetur mister për të gjithë piktorët botërorë dhe specialistët e ikonografisë.
Edhe arkeologu Fatos Tartari sjell disa arsyetime mbi ekzistencën e ngjyrës së kuqe në prodhimin e amforave. Në studimin e tij, edhe ai përmend zbulimin e një dhome të madhe te rruga “Dalip Tabaku” në Durrës ku në dyshemenë e së cilës u gjetën amfora të prodhuara me “baltë të pastër në ngjyrë të kuqe-kafe me lustër të verdhë në kafe”.
Me sa duket ka një përputhje të ngjyrës së kuqe midis vetë baltës si karakteristikë e argjilave të Currilave apo ndonjë kodre tjetër dhe motiveve për të dalluar pikërisht këtë të kuqe personalizuese në prodhimet e amforave në Durrës.
Libri i Jani Koçillarit është tashmë një libër I hapur, një ftesë për të diskutuar mëtej, për të zbuluar thesaret që toka shqiptare fsheh në gjirin e saj!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Sekreti drejt zemrës së një gruaje!
Pse njerëzit kanë nevojë për tregime?
Guri i Rozetës: Deshifruesit e vërtetë të kodeve të lashtësisë
Viti 1922: Në Shkodër lindi Marie Shllaku
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje