LAJMI I FUNDIT:

E kishin rrëmbyer kur ishte fëmijë, falë një aplikacioni djaloshi gjendet pas 18 vjetësh – momenti i takimit me prindërit e tij

E kishin rrëmbyer kur ishte fëmijë, falë një aplikacioni djaloshi gjendet pas 18 vjetësh – momenti i takimit me prindërit e tij

Një djalë që u rrëmbye si një fëmijë u ribashkua me familjen e tij pas 18 vjetësh – kur policia arriti ta gjente atë duke përdorur aplikacionin e plakjes së fytyrës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Yu Weifang, 21 vjeç, këtë muaj u takua me prindërit e tij për herë të parë që kur ishte fëmijë – në sajë të “FaceApp-style” të krijuar nga gjiganti teknologjik kinez Tencent.

Ngjashëm me aplikacionin e plakjes së fytyrës, policia përdori teknologjinë për të parashikuar se si do të dukej tani 21-vjeçari.


Hetuesit e rasteve të tilla në provincën Guangdong të Kinës jugore përdorën teknologjinë në fjalë së bashku me zbulimin ekzistues të njohjes së fytyrës për të gjetur personin e zhdukur.

Pas përzgjedhjes së pothuajse 100 kandidatëve të mundshëm, oficerët arritën deri tek një shkollë studentore në provincën Guangzhou të Kinës, përkatësisht tek 21-vjeçari Weifang.

Hetuesi Zheng Zhenhai tha: “Kur e gjetëm, ai refuzoi të besonte se ai ishte një fëmijë i rrëmbyer, por ADN-ja konfirmoi se ai kishte një përputhje me prindërit e tij biologjikë”.

Weifang, prindërit adoptues të të cilit quheshin Li, u zhduk në vitin 2001 pranë një vendi ndërtimi ku punonte babai i tij.

Prindërit e tij paraqitën një raport të personave të zhdukur dhe incidenti u trajtua si rast i rrëmbimit.

Prindërit e tij biologjikë Yu Xingquan dhe Rong Muhuan kërkuan në qytetet fqinje të larta dhe të ulëta, por nuk gjetën ndonjë gjurmë të djalit të tyre të zhdukur.

Ata madje ofruan një shpërblim për këdo që kishte informacion në atë kohë.

Në një fjalim prekës, babai Yu Xingquan tha në ribashkim dje: “Ne jemi gjithashtu shumë mirënjohës për prindërit e tij birësues për rritjen e tij për 18 vjet”.

Sipas mediave, policia ende po heton rastin e kidnapimit të vitit 2001, por oficerët ende nuk kanë gjetur fajtorët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Botë
Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Botë
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori