LAJMI I FUNDIT:

E kapi për fyti e për flokësh ish bashkëshorten, e me tavolinë druri e goditi në kokë, tetë vjet burgim për të pandehurin në Gjakovë

E kapi për fyti e për flokësh ish bashkëshorten, e me tavolinë druri e goditi në kokë, tetë vjet burgim për të pandehurin në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar me tetë vjet burgim të pandehurin Sh. P., shtetas i Republikës së Kosovës, për vepër penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

I pandehuri Sh. P., akuzohet se më datë 19 dhjetor 2021 rreth orës 19:00 në Gjakovë, duke përdorur mjetin e fortë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore ish bashkëshortes e tij të dëmtuarës A. A., në atë mënyrë që pas një zënke i pandehuri në shenjë nervoze e kap për fyti e gjuan për dysheme deri sa të dëmtuarës fillon t’i humbë vetëdija.

“…Për një moment kur fillon të kthjellet e njëjta ngritët dhe mundohet të ikë, por i pandehuri arrin ta kapë për flokë dhe merr një tavolinë druri e godet në kokë dhe pjesë tjera të trupit deri sa e dëmtuara mbetet e shtrirë për dysheme pa ndjenja dhe tërësisht e gjakosur, e më pas nga ambulanca e dëmtuara dërgohet fillimisht në spitalin ‘Isa Grezda‘ në Gjakovë e nga spitali për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dërgohet për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK-Prishtinë”, thuhet në njoftim.


Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Kalo në kategori