LAJMI I FUNDIT:

E kap për fyti dhe e grushton babain e tij, një muaj paraburgim për gjilanasin

E kap për fyti dhe e grushton babain e tij, një muaj paraburgim për gjilanasin
Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit G. S.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dëmtuarit (babait) A. M. duke e sulmuar me duar, e më pas kap për fyti dhe me grushte godet në anën e majtë të nofullës dhe si pasoj e goditjeve pëson gjakderdhje nga goja.
Me këto veprime i pandehuri G. S. dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunë në familje”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, G. S., pasi është marr në konsideratë pesha e veprës penale, ku ligjvënësi ka paraparë dënim kumulativ me gjobë dhe burg deri në tre vjet dhe caktimi i masave alternative do të pengonin zhvillimin normal të procedurës penale”, thuhet në njoftim.


Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Kalo në kategori