Spektakli i radhës i Big Brother VIP Kosova 4 ka vijuar me një tjetër moment të tensionuar, këtë herë mes Saşa Hodës dhe Labinot Gashit. Pas përfundimit të debatit të ashpër mes Shkurtës dhe Labit, produksioni transmetoi pamjet ku Labi provokon Saşën përmes një komenti të ndjeshëm një ditë më parë në shtëpi.

Në klipin e shfaqur, Labi e ngacmon Saşën duke i përmendur gjyshen nga ana e nënës, e cila me etni është serbe. Reagimi i Saşës erdhi menjëherë dhe me tone të larta, teksa ajo iu përgjigj me deklaratën: “E kam gjyshen serbe që t’i ka paluar 10 shqiptarë”.


Momenti u komentua gjerësisht edhe brenda shtëpisë, por sidomos nga publiku, për shkak të ndjeshmërisë që mbart çështja e etnisë në raportet ndërkomunitare.

- YouTube youtu.be

Pas transmetimit të pamjeve, Saşa – e cila vjen nga Gjakova – ndjeu të nevojshme të bënte një sqarim të drejtpërdrejtë për publikun.

“Edhe pse nuk ka qenë faji jem për dikë që janë martuar para 60 viteve. Ajo ka qenë prej Shkodrës, serbe e Shkodrës. Gjatë gjithë jetës njerëzit e kanë shfrytëzuar këtë gjë tek unë. Dua ta sqaroj atë deklaratën që ‘i palon 10 veta’, e kam pasur fjalën që i palon 10 tipa sikur Labi, sepse është keqkuptu”, tha Sasa.

- YouTube youtu.be

Sqarimi i saj u prit si një përpjekje për të shmangur interpretimet e gabuara dhe për të theksuar se reagimi kishte qenë i momentit dhe i drejtuar vetëm ndaj Labit, jo ndaj shqiptarëve. /Telegrafi/