Uros Vitas është bërë objekt talljeje në rrjetet sociale për shkak të një veprimi që duhej të ishte romantik.
Futbollisti serb, i cili luan për KV Mechelen, e ka bërë tatuazh fytyrën e gruas së tij në bark, ndërsa mediat e huaja dhe rrjetet sociale e kanë konsideruar si qesharak këtë veprim.
Në veçanti, anglezët e kanë quajtur si një prej tatuazheve më të shëmtuara që ka bërë ndonjëherë një sportist.
Vitas e nisi karrierën në Rad, prej ku nga viti 2014 shkoi te Genti në Belgjikë, ndërsa pas dy vitesh u transferua te Mecheleni, ku po luan aktualisht.
Ai konsiderohet si njëri prej stoperëve më efektivë në ligën belge, mirëpo tatuazhi është arsyeja kryesore pse është bërë hit në internet. /Telegrafi/