Një deklaratë e pakëndshme ka ndodhur nga ana e Liam Mandiaros për Heidi Bacin.

Ai ditë më parë bëri një koment për modelen shqiptare, gjë e cila e preku atë.


I njëjti tha që gocat e pasarelës i ngjajnë me gocat që kërcejnë në tub, ndonëse nuk e tha direkt se për çfarë e kishte fjalën.

Screenshot 46 2 Foto: Screenshot/YouTube

Kjo deklaratë ka sjellë shumë hatërmbetje mes tyre, e cila u komentua edhe nga banorët e tjerë.

“Për mua ishte tendencioze unë nuk kam parë një ecje jo normale. Ai të tërhiqet sa të dojë ai e ka çuar muhabetin tek striptizmi”, ka qenë komenti që u bë nga ana e opinionistit Arbër Hajdari.

Screenshot 45 1 Foto: Screenshot/YouTube

Nga ana tjetër, Heidi tha: “Mllefi i tij më tmerron me thënë të drejtën po çfarë është më e keqe është kur dikush me vetëdije të plotë e mbështet sjelljen e tij”.

Në këtë debat u përfshinë edhe banorët e tjerë, përfshirë të dashurin e saj, Romeo Veshajn.

Screenshot 47 Foto: Screenshot/YouTube

Në shtëpi po vazhdojnë polemikat e diskutimet ndërmjet konkurrentëve, ku shpesh edhe kalojnë në ofendime. /Telegrafi/