LAJMI I FUNDIT:

E ëma e të riut që vdiq në Mitrovicë: Visari punonte për 10 euro në ditë (Video)

E ëma e të riut që vdiq në Mitrovicë: Visari punonte për 10 euro në ditë (Video)

Visar Behramit, i cili humbi jetën nën rrënojat e ish-hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë, i është dhënë lamtumira e fundit. Në ceremoninë e varrimit, familja e tij e fali edhe gjakun. Ndërsa, familjarët ishin të vetëdijshëm për kushtet e rënda në të cilat punonte.

Familjarët e Visar Behramit që vdiq në vendin e punës, thonë se e dinin që ai po përballej me kushte të vështira të punës, dhe se paguhej shumë pak.

Nëna e Visarit, Azeminja tregoi për momentet e fundit, kur ajo e përcolli djalin e saj për në punë.


“Visari dje ka shkuar në punë. E kam përcjellë dhe jemi përshëndetur. Në ora 20:00 po dëgjoja lajmet kur e pamë lajmin. Nuk ishim të sigurt nëse ishte djali”, rrëfen Azemine Behrami, për RTV Dukagjinin.

Madje, ajo tregon se djali i saj, i ishte ankuar edhe për kushtet jo të mira të punës, dhe që paguhej shumë pak.

“Nuk ka pasur sigurim. Është paguar 10 euro dhe 2 euro për duhan. Ashtu nuk bën. Fitimin për vete e të rinjtë të mundohen”, tregon më tej Azemine Behrami.

Edhe familjarët e tjerë ishin ne dijeni se Visari po punonte pa kontrate në këtë vend të punës. Lavdim Behrami, djali i axhës, kërkoi që ligji të merret me këtë rast.

“Ai nuk ka qenë me kontratë punë. Ka qenë punëtorë i përkohshëm. E njoh pronarin dhe nuk kemi asgjë të keq familjarisht me të. Ai sigurisht do të ballafaqohet me ligjin për mosrespektim të ligjit të punës, por ajo që na ka ndodhë nuk kthehet më”, tha Lavdim Behrami.

E pikërisht, familja Behrami e la në dorën e ligjit këtë çështje. Ata, në momentin kur edhe i dhanë lamtumirën e fundit, djalit të tyre, Visarit, i shtrin dorën e pajtimit, familjes Hajrizi, në pronësinë e së cilës ishte edhe kompania për të cilën punonte tashmë i ndjeri./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Lajme
Kalo në kategori