Andres Iniesta ka filluar të dhurojë magji në futbollin japonez.

Mesfushori spanjoll muaj më parë iu bashkua skuadrës japoneze Vissel Kobe ku është edhe gjermani Lukas Podolski.


Në ndeshjen e javës së 31-të në elitën e futbollit japonez, Vissel Kobe ka marrë një fitore tejet të vlefshme në udhëtim tek Nagoya 1-2.

Por momenti më i bukur në këtë takim ndodhi vetëm 10 minuta pas fillimit të ndeshjes.

GettyImages 1003696498 (Photo by Buddhika Weerasinghe/Getty Images)

Gjeniu spanjoll, Andres Iniesta bëri një asistim magjik, mbi tërë portën e vendasve për Lukas Podolskin.

Gjermani doli i vetëm me portierin vendas dhe shënoi edhe më bukur për ta kaluar ekipin e tij në epërsi.

Ky asistim i spanjollit bëri që mbi 41 mijë tifozë të pranishëm në stadium ta duartrokasin atë.

Kujtojmë që gjermani Podolski shënoi edhe golin e dytë për ekipin e tij Vissel Kobe. /Telegrafi/

telegrafi sport app