Site icon Telegrafi

E duan Atletico dhe Liverpooli, por PSG i trondit me çmimin e kërkuar për Verrattin

Marco Verratti nuk është më një futbollist i pashitshëm dhe pas 11 viteve të kaluara në Parc de Princes mund të largohet.

Mesfushori italian është një legjendë e parisienëve, por ai nuk shihet më si një futbollist kryesor në mesfushë dhe PSG është e gatshme edhe ta shes atë.

Atletico Madrid dhe Liverpooli janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e italianit, por problemi mbetet te çmimi i tij.

Lexo po ashtu Liverpooli po planifikon transferimin e Verrattit

PSG i ka njoftuar dy gjigantët evropianë se për ta lënë të lirë italianin të largohet duhet paguar shuma prej 70 milionë eurove.

Si për madrilenët ashtu edhe për The Reds kjo shumë është konsideruar jashtëzakonisht e lartë për një mesfushor që pas tre muajsh mbush 31 vite.

Lexo po ashtu Atletico Madridi ka hapur bisedimet me Paris Saint-Germain për transferimin e Verrattit

Interesim për Verrattin ka shfaqur edhe gjiganti italian Roma, por që janë tërhequr nga gara me ta mësuar çmimin e tij.

Gjithsesi drejtuesit e Atletico Madrid dhe Liverpool po vazhdojnë bisedimet me homologët e tyre francezë dhe qëllimi është që t’i ulin kërkesat e parisienëve për Verrattin. /Telegrafi/

Exit mobile version